Ç'është nata e Regaibit?

Ç'është nata e Regaibit?                   Kliko Dhe Na Vizito Në FACEBOOK

Nata e Regaibit është një kopsht i pasur në muajin e shenjtë Rexheb. Regaib është shumësi i 'ragibe' që do të thotë të falësh apo falje, pra Regaib ka kuptimin e faljeve të mëdha. Kjo natë zakonisht është në të premten mbrëma (të enjten) të parë të muajit.

Nata e Regaibit eshte nata e Xhumas se pare te muajt Rexheb. Kjo nat eshte nje nat e bekuar ne te cilen Allahu xh.sh e afron meshiren dhe faljen e Tij.
Muhammedi a.s. ka thene: Jane 5 net ne te cilat po qese ben dua Allahu xh.sh.nuk i kthen prapa, ato jane:Nata e xhumas se pare te muajt Rexheb,Nata e 15 e muajt Shaban,Netet e Xhumas,Nata e Bajramit te Ramazanit,Nata e bajranit te Kurbanit.
Poashtu ne nje hadith tjeter ka thene:
Ai i cili tregon respekt ndaj te premtes se pare te muajt Rexheb,Allahu xh.sh nuk i jep atij mundime varri.Vetm 7 persona nuk i fal dhe nuk ua pranon duat e ato jane:
-Atij qe mer ose jep Kamat;
-Atij qe i poshterson Muslimanet;
-Femijes qe i mundon prinderit e vet;
-Gruas qe nuk respekton burrin e saj;
-Atyre qe bejne zina(prostitucion);
-Kengetarët.
Ai qe nuk i respekton rregullat e fese



I
Përktheu nga Arabishtja: Bledar Aliu
Parathënia
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi
pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe këdo që fton me thirrjen e
tij deri në Ditën e Kijametit.
Origjina e këtij libërthi është një ligjëratë të cilën e mbajta në xhaminë profetike, sipas
kërkesës së mbretit të Marokut. Njëri prej vëllezërve të mi më kërkoi që ta shkruaj për
arsye që të botohet e të shpërndahet. Unë iu përgjigja me kënaqësi kërkesës së tij, duke
shpresuar prej Allahut që të ketë dobi prej tij.
Allahu i Lartëmadhëruar thotë:
''Këtë ditë Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova mirësinë time mbi ju dhe zgjodha
për ju Islamin si fe."[Sure El-Maide: 3]
Ajo ditë ishte dita e Arafatit dhe dita e xhuma në haxhin e lamtumirës. Profeti (paqja
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në pasditen e asaj dite ishte duke qëndruar në
Arafat. Ai pas zbritjes së këtij ajeti jetoi edhe tetëdhjetë e një net. Allahu i
Lartëmadhëruar e tregoi qartë në këtë ajet se e ka përsosur fenë tonë dhe në të nuk ka
asgjë të mangët e asnjëherë nuk ka nevojë për asnjë shtesë. Për këtë arsye u ndërpre
dërgimi i pejgamberëve me pejgamberin tonë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi
të). Allahu i Lartësuar e tregoi qartë se ka zgjedhur Islamin për ne, e në këtë fe nuk ka
për tu inatosur asnjëherë. Ai ka theksuar se nuk ka për të pranuar asnjë fe tjetër përveç
Islamit prej askujt. Allahu thotë:
"Kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo nuk do t'i pranohet atij dhe në
botën tjetër ka për të qenë prej të humburve."[Sure Ali Imran:85]
"Nuk ka dyshim që feja e pranuar tek Allahu është vetëm Islami."[Sure Ali Imran:19]
Me përsosjen e fesë dhe me sqarimin e rregullave të saj janë arritur begatitë e të dy
botëve, prandaj Allahu thotë:
"Plotësova mirësinë Time mbi ju."[Sure El-Maide:3]
Në këtë ajet Kur'anor është sqaruar qartë se feja Islame nuk ka lënë asnjë gjë e cila u
nevojitet krijesave në lidhje e këtë botë apo botën tjetër pa e sqaruar çfarëdo qoftë ajo. 2 MBUROJA.net
Këtë që përmendëm do ta parashtrojmë duke sqaruar dhjetë çështje madhështore, rreth
të cilave sillet kjo botë, çështje të cilat u interesojnë krijesave në të dy vendbanimet. Në
disa prej tyre do të shtjellohem duke sqaruar gjëra me shumë interes. Ato janë:
1. Teuhidi (njëshmëria e Allahut)
2. Predikimi
3. Dallimi midis veprës së mirë dhe diçkaje tjetër
4. Gjykimi me diçka tjetër veç sheriatit Islam
5. Statusi individual
6. Ekonomia
7. Politika
8. Problemi i dominimit të jobesimtarëve mbi muslimanët
9. Problemi i dobësisë së muslimanëve në rezistencë kundra jobesimtarëve në numër
dhe aftësi
10. Problemi i përçarjes së zemrave në shoqëri
Në rreshtat e mëposhtëm me anë të Kur'anit do të sqarojmë ilaçin e të gjitha këtyre
problemeve. Ky është një tregues i vrullshëm që sqaron gjithçka me Kur'an, duke synuar
me anë të tij argumentet e tjera.
Çështja e parë: Teuhidi
Është bërë e ditur me anë të studimit të Kur'anit se teuhidi ndahet në tre lloje.
1- Njehsimi i Allahut të Lartësuar në rububije (në veprat e Tij).
Me këtë lloj të teuhidit janë karakterizuar natyrshmëritë e pastra të njerëzve të zgjuar.
Allahu i Lartmadhëruar thotë:
"Dhe nëse i pyet ata se kush i ka krijuar, patjetër që do të thonë: Allahu!"[Sure EzZukhruf: 87]
"Thuaj: Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka, kush është zotëruesi i të
shikuarit dhe të dëgjuarit? Kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i
gjalli? Kush është rregulluesi dhe sunduesi i të gjitha çështjeve? Do të thonë të gjithë:
Allahu! Thuaju: A nuk po frikësoheni (nga ndëshkimi i Allahut)?” [Sure Junus: 31]
Ajetet e Kur'anit në lidhje me këtë temë janë të shumta. Faraoni e mohoi këtë lloj të
teuhidit. Allahu i Lartësuar thotë:
"Faraoni tha: E çfarë është Zoti i botëve? "[Sure Shuara: 23]3 MBUROJA.net
Por mohimi i faraonit ishte një arrogancë dhe injorancë e qëllimshme. Argument për
këtë është fjala e Allahut kur thotë: "(Musai) i tha: Në të vërtetë ti tashmë e more vesh
se këto shenja nuk janë zbritur nga askush veçse nga Zoti i qiejve dhe tokës si dëshmi
e qartë (për të hapur sytë në shenjat e njësisë së Allahut)."[Sure El-Isra: 102]
Gjithashtu thotë Allahu:
"Dhe ata i përgënjeshtruan ato (ajetet tona) padrejtësisht dhe me mospërfillje edhe
pse në veten e tyre ishin të bindur për to.” [Sure En-Neml: 14]
Po të përqendrohesh me kujdes, Kur’ani në fillim zbriste në ngulitjen e këtij teuhidi në
formën e pyetjes retorike, siç ka ardhur në Kur'an:
"A ka dyshim për Allahun?"[Sure Ibrahim: 10]
"Thuaj: A mos vallë duhet të kërkoj zot tjetër përveç Allahut, ndërkohë që Ai është
Zoti i gjithçkaje?" [Sure En-Aam: 64]
"Thuaj: Kush është Zot i qiejve dhe i tokës? Thuaj (është) Allahu."[Sure Err-Rrad: 16]
Këto ishin disa prej atyre ajeteve, ndërkohë që ka edhe të tjera, sepse ata e pohonin këtë
lloj të teuhidit. Ky lloj teuhidi nuk i bën aspak dobi jobesimtarëve, sepse ata nuk e
njehsuan Allahun në adhurim. Allahu thotë:
"Dhe shumica e tyre nuk e besojnë Allahun veçse duke i bërë atij shok e ortak si të
barabartë me të."[Sure Jusuf: 106]
"Ne i adhurojmë ata për arsye që ata të mund të na afrojnë tek Allahu."[Sure EzZumer: 3]
"Këta janë ndërmjetësit tanë tek Allahu. Thuaju: A mos e njoftoni Alahun për çfarë Ai
nuk e di."[Sure Junus: 18]
2- Njehsimi i Allahut të Lartëmadhëruar në adhurimin e Tij.
Për shkak të këtij teuhidi kanë ndodhur të gjitha luftrat midis të dërguarve dhe popujve
të tyre. Për shkak të zbatimit të tij janë dërguar të dërguarit. Thelbi i tij është të kuptuarit
e fjalës: LA ILAHE IL-LA ALLAH: Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut.
Kjo fjalë është ndërtuar mbi dy baza: mohim dhe pohim.
- Mohimi është: Braktisja e të gjithë të adhuruarve përveç Allahut të Lartëmadhëruar në
të gjitha llojet e adhurimit çfarëdo qoftë ai.4 MBUROJA.net
- Pohimi është të njehsohet vetëm Allahu me të gjitha llojet e adhurimit në mënyrën që
Ai e ka vendosur të adhurohet me të.
Pjesa më e madhe e Kur'anit flet për këtë lloj të teuhidit. Allahu i Lartëmadhëruar thotë:
“Dhe vërtet që Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar (duke shpallur): Adhurojeni
vetëm Allahun dhe shmanguni e rrini larg tagutit (gjithçka që adhurohet përveç a
përkrah Allahut)." [Sure En-Nahl: 36]
“Dhe Ne nuk kemi sjellë ndonjë të dërguar para teje (o Muhamed) e që Ne të mos i
kemi frymëzuar (duke i thënë): La ilahe ila Ena (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar
veç Meje - Allahut). Kështu që më adhuroni Mua të vetëm e askënd tjetër." [Sure
Enbija: 25]
“Kushdo që mohon tagutin dhe beson Allahun, atëherë ai ka rrokur mbajtësin më të
sigurt që nuk thyhet kurrë."[Sure Bekare: 256]
“Dhe pyet (o Muhamed) ata nga të dërguarit tanë të cilët Ne i dërguam para teje, a
caktuam Ne ndonjëherë zota për tu adhuruar në vend të të Gjithëmëshirshmit
(Allahut).” [Sure Ez-Zukhruf: 45]
“Thuaj (o Muhamed): Më është shpallur mua se adhuruari juaj është një Zot (I vetëm
Allahu). A do t'i nënshtroheni pra Atij duke qenë muslimanë."[Sure El-Enbija: 108]
Ajetet e Kur’anit në lidhje me këtë çështje janë të shumta.
3- Njehsimi i Allahut të Lartëmadhëruar në emrat dhe cilësitë e Tij.
Allahu i Lartëmadhëruar ka sqaruar se ky lloj teuhidi është i ndërtuar mbi dy baza:
E para: Allahu i Lartësuar është larg prej ngjasimit me cilësitë e krijesave (e krijesat nuk i
ngjasojnë Atij aspak).
E dyta: Të besuarit në çdo gjë me të cilën e ka cilësuar Allahu veten e Tij, ose që e ka
cilësuar me të i dërguari i Tij (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Gjithashtu
duke besuar se kjo është e vërtetë dhe jo kuptimin figurativ apo simbol i diçkaje tjetër.
Ky besim kryhet në mënyrën që i përshtatet përsosmërisë dhe madhërisë së Tij. Është e
njohur se nuk mund ta cilësojë Allahun ndonjë më i dijshëm se Allahu për veten e Tij
dhe nuk e cilëson Allahun – veç Allahut - ndonjë më i dijshëm për Allahun se i dërguari
i Tij. Thotë Allahu i Lartësuar për Veten e Tij:
"A vallë ju e dini më mirë apo Allahu?"[Sure El-Bekare: 140]5 MBUROJA.net
Gjithashtu thotë për të dërguarin e Tij (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të):
"Ai nuk flet nga dëshira e tij. Por është vetëm shpallje që i frymëzohet."[Sure EnNexhm: 3-4]
Allahu i Lartësuar e ka treguar qartë mohimin e përngjashmërisë të dikujt tjetër me Të
duke thënë:
"Asgjë nuk i përngjet Atij."
Dhe më pas tregoi qëndrueshmërinë (pohimin) e cilësive të Tij në formë reale (e jo në
mënyrë simbolike) duke thënë:
"Dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi."[Sure Esh-Shura: 11]
Fillimi i këtij ajeti nënkupton mosdeformimin e cilësive dhe nga kjo del qëndrueshmëria
e cilësive realisht pa i barazuar ato, e mohimi i kësaj (barazisë) bëhet pa deformim.
Allahu i Lartëmadhëruar ka treguar qartë se krijesat janë të pafuqishme që të përfshijnë
Allahun. Allahu thotë:
"Ai (Allahu) e di çfarë u ndodh atyre (krijesave të Tij) në këtë botë dhe çfarë do tu
ndodhë atyre (në botën tjetër) dhe ata kurrë nuk do të përfshijnë gjë nga dija e Tij." [Sure
Ta Ha: 110]
Çështja e dytë: Predikimi
Të gjithë dijetarët kanë rënë dakord se Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur nga qielli në
tokë predikim më të madh e as pengesë më madhështore se predikimi i mbikqyrjes dhe
dijes. Le të dijë njeriu se Zoti i tij i Lartësuar është mbikëqyrësi i tij dhe është i dijshëm
për çdo gjë që ai e fsheh apo e publikon. Dijetarët kanë dhënë në shembull në lidhje me
këtë predikim të madh e pengesë madhështore me të cilin bëhet gjëja e menduar si e
shikuar duke thënë: Nëse themi se ekziston një mbret që është i njohur për gjakderdhje,
vrasës i burrave, barbar dhe ndëshkues i tmerrshëm kundrejt të tjerëve, xhelatët e tij me
shpata janë në pritje të urdhrit të tij, copat e mishit të therura janë të hedhura përtokë,
shpata kullon gjak dhe rreth mbretit ndodhen vajzat dhe gratë e tij. A mos vallë mund të
mendojë dikush se ndonjë nga të pranishmit do të përpiqet të bëjë ndonjë dredhi apo
mund të bëjë diçka të ndaluar me vajzat e gratë e mbretit, ndërkohë që ai është prezent
dhe shikon se çfarë po bëhet? Jo, kjo është e pamundur. Nuk krahasohet Allahu me të,
ngase Allahu ka shembullin më të mirë. Përkundrazi, të gjithë të pranishmit kanë për të
qenë të frikësuar e në panik të madh, me zemra të ngrira, sytrembur, gjymtyrët e tyre do
të ishin të palëvizura, kulmi i dëshirës së tyre do të ishte vetëm shpëtimi. Allahu nuk
krahasohet aspak me të. Pa dyshim që vëzhgimi i Allahut është më madhështor, dija e
Tij është shumë më e zgjeruar se dija e atij mbreti, e padyshim që Allahu është 6 MBUROJA.net
ndëshkues më i madh, është më i ashpër në ndëshkim se kushdo dhe dënimi i Tij është
shkatërrimtar. Kufijtë e Allahut që nuk duhen shkelur në tokë janë të ndaluarat
(haramet). Nëse banorët e një vendi e dinë se sundimtari i atij vendi ka për të marrë vesh
gjithçka që ata veprojnë, natën kanë për të fjetur në panik dhe kanë për t'i lënë prej frikës
së tij të gjitha të ndaluarat. Allahu i Lartëmadhëruar ka treguar qartë se qëllimi dhe
mençuria e krijimit të krijesave (shkaku për të cilin u krijuan) është që Allahu t'i sprovojë
ata:
"se cilët prej tyre janë më të mirë në vepra."[Sure El-Kehf: 7]
Në fillllim të sures Hud ka thënë:
"Dhe është Ai i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën në gjashtë ditë dhe Arshi i Tij ishte mbi
ujë, që Ai të mund t'ju provojë ju se cili prej jush është më i miri në vepra."[Sure
Hud: 7]
Pra, Allahu në këtë ajet nuk tha: “se kush prej jush ka më shumë vepra.” Allahu përsëri
thotë në suren El-Mulk:
"I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetën me qëllim që të provojë kush nga ju është më i
miri në vepra. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, gjithnjë Falës i Madh."[Sure El-Mulk: 2]
Këto dy ajete që përmendëm më lartë përbëjnë kuptimin e fjalës së Allahut ku thotë:
"Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova xhindët dhe njerëzit, veçse ata duhet të më
adhurojnë vetëm Mua."[Edh-Dharijat: 56]
Përderisa qëllimi i krijimit të krijesave ishte provimi që u përmend, atëherë Xhibrili
dëshiroi që t'ua sqarojë njerëzve rrugën e suksesit në këtë provim, prandaj e pyeti
pejgamberin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), duke i thënë: Më trego për
Ihsanin (bamirësinë)? - ndërkohë që ai është shkaku i provimit për të cilin u krijuan
krijesat. Pejgamberi(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) tregoi qartë se rruga e
ihsanit është ky penguesi më i madh dhe predikimi më madhështor të cilin e
përmendëm më parë. Ai tha: "Ai (Ihsani) është të adhurosh Allahun sikur e shikon Atë e
edhe pse ti nuk e shikon Atë, Ai vërtet të shikon ty." [Trans. Buhariu dhe Muslimi]
Çdo herë që do të shfletosh ndonjë fletë nga Ku'ani Famëlartë, patjetër që do të gjesh në
të këtë predikim Madhështor.
"Dhe sigurisht që Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne e dimë se çfarë i pëshpërit atij
vetvetja (nefsi i vet). Dhe Ne jemi më afër tij sesa vena e qafës."
"Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë
tij i gatshëm (për ta shënuar atë)." [Sure Kaf: 16-18]7 MBUROJA.net
"Më tej, sigurisht që Ne do t'ju shtjellojmë të gjithë ndodhinë me dijeni të plotë dhe
është e vërtetë që Ne nuk kemi munguar (për asnjë çast e në asnjë vend)."[Sure ElA'raf: 7]
"Dhe ti (o Muhamed) nuk bën ndonjë vepër e as nuk këndon ndonjë pjesë nga
Kur'ani dhe as ju (njerëz) nuk bëni ndonjë vepër (të mirë ose të keqe), veçse Ne jemi
Dëshmues mbi ju, kur ju e kryeni atë. Dhe asgjë nuk i fshihet Zotit tënd qoftë sa një
atom (apo një milingonë qoftë) në tokë a në qiell qoftë. Dhe as çfarë është më e vogël
se ajo dhe as çfarë është më e madhe veçse shkruhet në librin e qartë."[Sure Junus: 61,
tefsir Et-Taberi]
"Padyshim! A nuk i mbështollën vërtet ata gjokset e tyre që të mund të fshihen prej
Tij? Sigurisht që edhe kur ata mbulohen me rrobat e tyre, Ai e di mirë çfarë fshehin
dhe çfarë shprehin. Me të vërtetë Ai është i Gjithëdituri (I më të fshehtës) për gjokset
tuaja."[Sure Hud: 5]
E kjo gjë ndodhet në çdo vend të Kur'anit.
Çështja e tretë: Dallimi midis veprës së mirë dhe diçkaje tjetër
Kurani Madhështor ka sqaruar se puna e mirë është ajo punë e cila përmbush tre kushte,
e nëse mungon ndonjëra prej tyre, personi që e kryen atë punë nuk do të ketë dobi prej
saj në Ditën e Kijametit. Ato janë:
E para: Ajo vepër duhet të jetë në përputhje me traditën e pejgamberit (paqja dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
Nga Aisheja –Allahu qoftë i kënaqur prej saj - transmetohet se pejgamberi (paqja dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Kush shpik në çështjen tonë diçka që nuk
është prej saj, ajo është e refuzuar." [Transmeton Buhari dhe Muslimi]
Ka ardhur në një transmentim të hadithit tek imam Muslimi: "Kush vepron një punë që
nuk është në çështjen tonë, ajo është e refuzuar.”
Allahu i Lartëmadhëruar thotë:
"…dhe çfarëdo që t'ju japë juve i Dërguari, merreni atë, dhe çfarëdo që ai ua ndalon
juve, hiqni dorë (prej saj)."[Sure El-Hashr: 7]
"Ai që i bindet të dërguarit (Muhamedit) vërtet ai i është bindur edhe Allahut."[Sure
En-Nisa: 80]8 MBUROJA.net
"Thuaj (o Muhamed): Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua.” [Sure Ali
Imran: 31]
"Apo kanë ata shokë të barabartë me Allahun (zota të rremë të tyre) të cilët kanë
themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe të cilën nuk e ka urdhëruar e përcaktuar
Allahu?"[Sure Esh-Shura: 21]
"Mos vallë ju ka lejuar Allahu (të bëni kështu), apo ju shpifni gënjeshtër ndaj
Allahut?"[Sure Junus: 59]
E dyta: Ajo vepër duhet të jetë e sinqertë për Fytyrën e Allahut të Lartëmadhëruar, sepse
Allahu thotë:
"Ata nuk u urdhëruan me tjetër veçse që ta adhuronin Allahun me një adhurim të
sinqertë ndaj Tij."[Sure El-Bejineh: 5]
11 -"Thuaj (o Muhamed): Me të vërtetë jam urdhëruar të adhuroj Allahun me çiltersi
e përkushtim vetëm për hir të Tij."
12 – "Dhe më është urdhëruar (kjo) që të jem i pari i muslimanëve."
13 – "Thuaj (o Muhamed): Me të vërtetë që kam frikë ndëshkimin e një dite të madhe,
nëse e kundërshtoj Zotin tim (e nuk i bindem Atij). "
14 -"Thuaj: Vetëm Allahun unë e adhuroj (duke plotësuar detyrat e fesë së Tij) me
çiltërsi e përkushtim vetëm për hir të Tij (dhe jo për tu dukur dhe nuk i bashkoj gjë
Atij në adhurim)."
15 – "Ndërsa ju adhuroni ç'të doni në vend të Tij."[Sure Ez-Zumer: 11-15]
E treta: Ajo vepër duhet të jetë e ndërtuar mbi themelin e akides së saktë, sepse puna
është si çatia, kurse akideja është si themeli.
Allahu i Lartëmadhëruar thotë:
"Dhe ai që punon nga veprat e mirësisë e drejtësisë duke qenë besimtar …"[Sure Taha: 112]
Tek ky ajet e lidhi punën me besimin duke thënë: "duke qenë besimtar" e gjithashtu
thotë:
"Dhe Ne do t'i kthehemi çfarëdo pune që ata bënë dhe do t'i bëjmë veprat e tilla si
grimca pluhuri që fluturojnë në erë."[Sure El-Furkan: 23]9 MBUROJA.net
"Të këtillët janë ata për të cilët nuk ka asgjë në jetën e përtejme veç zjarrit. Ajo që
punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar."[Sure Hud: 16] E shumë
ajete të tjera.
Çështja e katërt: Gjykimi me diçka tjetër veç Sheriatit Islam
Në Kur’an tregohet qartë se kjo gjë është mosbesim i qartë dhe kjo është njësoj sikur i ke
shoqëruar dikë Allahut në adhurim. Një herë shejtani frymëzoi jobesimtarët e Mekës që
të pyesin pejgamberin (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) për delen e cila
ngordh, se kush e vret atë (që ngordh). Ai tha: Allahu e vret. Atëherë ai (shejtani) i
frymëzoi atyre të thonin: Atë që e therni ju me duart tuaja është e lejuar, kurse atë që e
ther Allahu me dorën e Tij fisnike është e ndaluar. Atëherë ju jeni më të mirë se Allahu.
[E transmetuan prej Ibn Abbasit, Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ibn Maxheh] Atëherë Allahu
zbriti fjalën e Tij:
“Dhe vërtet që shejtanët i frymëzojnë miqtë e tyre nga mesi i njerëzve që t’ju
kundërshtojnë juve dhe po t’ju bindeni atyre, padyshim që do të ishit idhujtarë (që
besojnë në shumë zota).” [Sure En-Aam: 121]
Fundi i ajetit është përcaktuar si lloj betimi, pra, ky është betim në të cilën Allahu i
Lartmadhëruar betohet në këtë ajet fisnik se: Kush i bindet shejtanit në ligjin që ai e
vendosi kur e bëri të ngordhurën të lejuar, ai është mushrik (idhujtar). Ky është shirku i
madh i cili e nxjerr njeriun nga feja Islame dhe ky është edhe mendimi i përgjithshëm i
muslimanëve. Allahu ka për ta nënçmuar në Ditën e Kijametit atë person që e vepron
këtë duke i thënë:
“A nuk ju urdhërova dhe a nuk jua përcaktova juve, o bijtë e Ademit që të mos
adhuroni shejtanin? Vërtet që ai është për ju armik i qartë dhe ju duhet të më
adhuroni vetëm Mua. Kjo është Udha e Drejtë.” [Sure Ja’Sin: 60-61]
Allahu i Lartësuar ka thënë për të dashurin e Tij (Ibrahimin):
“O babai im, mos adhuro shejtanin.” [Sure Merjem: 44] d.m.th (mos e adhuro) duke e
ndjekur atë në vendosjen e ligjit të mosbesimit dhe kundërshtimeve të (Allahut). Allahu
thotë:
“Ata nuk lusin gjë tjetër veçse perëndi në gjini femërore në vend të Allahut, por ata
nuk i drejtohen kujt tjetër veçse shejtanit, një kundërshtues i përhershëm.” [En-Nisa:
117] d.m.th. ata nuk adhurojnë gjë tjetër veç shejtanit duke ndjekur ligjin e tij. Përsëri
Allahu thotë:
“Dhe kështu shumë mushrikëve (idhujtarë) shokët e tyre (të ashtuquajturit shokë të
Allahut), ua kanë bërë t’u duket krejt e ndershme dhe e drejtë vrasja e fëmijëve të 10 MBUROJA.net
tyre.” [Sure En-Aam: 137] Allahu i Lartësuar i quajti ata shokë (të Allahut), sepse ata iu
bindën atyre dhe vranë fëmijët e tyre duke kundërshtuar Allahun.
Adijj ibnu Hatim - Allahu qoftë i kënaqur prej tij - e pyeti pejgamberin (paqja dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) për fjalën e Allahut kur thotë:
Ata (çifutët dhe kristianët) morën rabinët dhe murgjit e tyre si perëndi të tyre.” [Sure
Et-Teube: 31]
Profeti (paqja dhe shpëtimi I Allahut qofshin mbi të) u përgjigj duke thënë se kuptimi i
marrjes për perëndi është ndjekja e tyre kur ata ndaluan atë ç’ka lejoi Allahu dhe ndjekja
e tyre kur lejuan atë ç’ka ndaloi Allahu. [Transmeton Tirmidhiu]
Kjo është shumë e qartë dhe nuk ka mospajtime në të. Allahu i Lartëmadhëruar thotë:
“A i ke parë ata të cilët shtiren sikur besojnë në atë që të është zbritur ty dhe në atë që
është zbritur para teje, e ata duan të shkojnë për të gjykuar te tagutët (gjykatësit e
rremë, të adhuruarit e trilluar) ndërkohë që janë urdhëruar t’i mohojnë ata. Por është
shejtani ai i cili dëshiron t’i çojë ata akoma më tej në rrugë të gabuar.” [Sure En-Nisa:
60]
“E kushdo që nuk gjykon me atë që zbriti Allahu, ata janë kafira.” [El-Maide: 44]
“A të kërkoj gjykues tjetër përveç Allahut, ndërkohë që është Ai i Cili ju ka zbritur
librin (Kur’anin) të shtjelluar me imtësi. Ata të cilëve Ne u dhamë librat e parë e dinë
se ai është i shpallur nga Zoti yt me të vërtetën, kështu që ti mos ji prej atyre që
dyshojnë.” [Sure En-Aam: 114] Dhe Fjala e Allahut të Lartëmadhëruar:
“Dhe Fjala e Zotit tënd është plotësuar me vërtetësi dhe drejtësi. Askush nuk mund t'i
ndryshojë fjalët e Tij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.” [Sure En-Aam: 115]
Fjala e Allahut “Vërtetësi” është për sa i përket lajmeve dhe fjala “Drejtësi” është për sa
i përket ligjeve.
“A mos kërkojnë atëherë gjykimin e kohës së padijes? E kush është më i mirë se
Allahu në gjykim për një popull që ka besim të fortë.” [Sure El-Maide: 30]
Çështja e pestë: Statusi individual
Kur’ani e ka trajtuar shumë bukur këtë çështje dhe e ka ndriçuar rrugën e saj. Vështro se
si e ka urdhëruar udhëheqësin të sillet me shoqërinë e tij.11 MBUROJA.net
“Dhe ule krahun tënd me dashamirësi ndaj besimtarëve që të vijnë pas.” [Sure EshShuara: 215]
“Dhe me mëshirën e Allahut (ti Muhamed) u solle butë me ta. Po të kishe qënë i
rreptë e me zemër të ashpër, ata do të kishin hequr dorë prej teje, kështu që mos i vër
re (gabimet e tyre) dhe kërko falje për ta (nga Allahu) dhe konsultohu me ta për
punët.” [Sure Ali Imran: 159]
Vështro si e ka urdhëruar shoqërinë dhe masën e gjerë se si të sillen me udhëheqësit e
tyre:
“O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit (Muhamedit) dhe
atyre prej jush të cilët janë në drejtimin e udhëheqjen tuaj.” [Sure En-Nisa: 59]
Vështro se si e ka urdhëruar njeriun të sillet me shoqërinë e ngushtë, si me fëmijët dhe
bashkëshorten e tij:
“O ju keni besuar! Shmanguni dhe largoni prej vetes tuaj dhe prej familjeve tuaja një
zjarr, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, mbi të cillin janë (caktuar)
melekë të vrazhdë e të ashpër të cilët nuk kundërshtojnë (dhe janë të vendosur të
çojnë në vend) urdhërat që marrin prej Allahut dhe zbatojnë atë që u është
urdhëruar.” [Sure Et-Tahrim: 6]
Vështro se si e përqendroi që ta ruaj e ta përforcojë shoqërinë e tij të ngushtë. Gjithashtu
e urdhëroi që kur të ndodh diçka e pakënaqshme të mos e vërë re. Pra, së pari e urdhëroi
të ruhet e të mbrohet dhe së dyti që të mos i vërë re (gabimet) e të toleroj:
“O ju që keni besuar! Vërtet që ndër gratë tuaja dhe ndër fëmijët tuaj ka armiq për ju
(mund t’ju largojnë e t’ju ndalojnë nga bindja dhe nënshtrimi ndaj Allahut), atëherë
pra jini të vetëdijshëm për ta. Por nëse ju i ndjeni dhe i falni (gabimet e tyre), atëherë
vërtet që Allahu është përherë Falës i madh, Mëshirplotë.” [Sure Et-Tegabun: 14]
Vini re se si i ka urdhëruar pjesëtarët e shoqërisë që të sillen me njëri-tjetrin:
“Allahu është Ai që urdhëron për drejtësi, bamirësi dhe ndihmën e bujarinë ndaj
gjakut e farefisit dhe Ai ndalon El-Fahsha (politeizmin, imoralitetin etj.), munkerin
(gjithçka që ndalon Islami) dhe dhunën. Ai ju qorton dhe ju udhëzon që të mund të
përkujtoni e të vini mend.” [Sure En-Nahl: 90]
“O ju që keni besuar! Mënjanoni dyshimet e shumta. Vërtet mjaft nga dyshimet
përbëjnë gjynahe. Edhe mos përgojoni njëri tjetrin.” [Sure Huxhurat :12]
“O ju që keni besuar! Mos të tallet një grup me një grup tjetër, mbase mund të jetë se
i dyti (i talluri) është më i mirë se i pari (tallësi); As disa gra mos të tallen me gra të 12 MBUROJA.net
tjera, mbase mund të jetë se të dytat (të tallurat) janë më të mira se të parat (tallëset).
As mos e përgojoni njëri-tjetrin e mos e fyeni njëri-tjetrin duke ngjitur nofka. Sa keq
është të fyesh vëllain tënd pasi të ketë besuar. Dhe kushdo që nuk pendohet, atëherë
të këtillët janë keqbërës.” [Sure Huxhurat: 11]
“Ndihmoni njëri-tjetrin për mirësi, dëlirësi, përkushtim e frikë (ndaj Allahut) dhe
mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynah e padrejtësi (duke kaluar kufijtë).” [Sure ElMaide: 2]
“Padyshim që besimtarët janë vëllezër (në Islam).” [Sure Huxhurat: 10]
“Dhe që (I rregullojnë) punët e tyre me këshillim e konsultim midis tyre.” [Sure EshShura: 38] E shumë ajete të tjera që kanë lidhje me këtë temë.
Është e ditur se asnjë prej individëve të shoqërisë kushdo qoftë ai, nuk shpëton dot prej
armikut apo hasmit, i cili është prej shoqërisë në të cilën jeton, prej njerëzve apo prej
xhindëve. Thuhet në një poezi:
Nëse njeriu në majën e malit vetminë kërkon
Prej armikut të tij jo kurrë nuk shpëton.
Pra, çdo individ i shoqërisë ka nevojë të gjejë ilaçin e kësaj sëmundjeje e cila i ka
përfshirë të gjithë. Allahu i Lartëmadhëruar e ka sqaruar ilaçin e saj në tre vende në
Librin e Tij. Ai ka sqaruar në to se nëse armiku është njeri, ilaçi i saj është që të mos e
vësh re të keqen që ai të bëri duke u mënjanuar, madje t’ia kthesh me mirësi e dëlirësi.
Kurse për sa i përket shejtanit prej xhindëve ai nuk ka ilaç përveç se kërkimin e
mbrojtjes së Allahut prej të keqes së tij.
Vendi i parë: Allahu i Lartëmadhëruar thotë në fund të sures El-A’raf në lidhje me rastin
kur është njeri:
“Trego mëshirë dhe urdhëro për të mirë dhe largohu prej të paditurve (mos i ndëshko
ata).” [Sure El-A’raf: 199]
E nëse ai është prej shejtanëve xhind thotë:
“Edhe nëse të vjen ndonjë pëshpëritje e ligë prej shejtanit, atëherë kërko mbrojtje e
mbështetje tek Allahu. Vërtet Ai është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.” [Sure El-A’raf:
200]
Vendi i dytë: Ndodhet në suren El-Mu’minun ku Allahu i Lartësuar thotë:
“Largoje të keqen me atë gjë që është më e mira. Ne e dimë më së miri për çfarë ata
flasin.” [Sure El-Mu’minun: 96]13 MBUROJA.net
Në një ajet tjetër për palën tjetër (shejtanin) thotë:
97- “Dhe thuaj: Zoti im! Të mbështetem ty (të më ruash) nga pëshpëritjet e shejtanit.
98- Dhe të mbështetem Ty o Zoti im, se përndryshe ata do të më afroheshin.” [Sure ElMu’minun: 97-98]
Vendi i tretë: Ndodhet në suren Fusilet. Allahu i Lartëmadhëruar ka shtuar në të se ky
ilaç qiellor e ndërpret këtë sëmundje shejtanore. Në të po ashtu thuhet se ky ilaç qiellor
nuk i jepet kujtdo, por i jepet atij që ka virtyte të larta dhe që e meriton denjësisht atë.
Allahu i Lartëmadhëruar thotë:
34- “Largojeni të keqen me atë që është më e mirë (duke u përmbajtur e duke i falur
ata që sillen keq). Pastaj ja, ai mes të cilit dhe mes teje pati armiqësi, (do të bëhet) si të
ishte mik i ngushtë.
35-"Por askujt nuk i dhurohet kjo përveç atyre që janë të duruar dhe askujt nuk i
dhurohet kjo përveç atij që do të gëzojë pjesë të madhe (dhe fat madhështor).” [Sure
Fussilet: 34-35]
Në një ajet tjetër për palën tjetër (shejtanin) thotë:
“Dhe në qoftë se ndonjë pëshpëritje e ligë nga shejtani mundohet të të largojë ty (nga
të bërit mirë), atëherë kërko mbrojte tek Allahu. Vërtetë Ai është Gjithëdëgjuesi, i
Gjithëdituri.” [Sure Fussilet: 36]
Në disa vende të tjera në Kur’an ka treguar qartë se kjo butësi dhe tolerancë është vetëm
për muslimanët e jo për jobesimtarët. Allahu i Lartëmadhëruar thotë:
“Atëherë Allahu do të sjell një popull të cilin ai do ta dojë dhe ata do ta duan atë, të
përulur ndaj besimtarëve, të rreptë ndaj jobesimtarëve.” [Sure El-Maide: 54]
“Muhamedi është i dërguari i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj
mohuesve (të Allahut) dhe të mëshirshëm ndërmjet tyre.” [Sure El-Fet’h: 29]
“O pejgamber! Lufto fort kundër jobesimtarëve dhe hipokritëve dhe ji i ashpër
kundër tyre.” [Sure Et-Teube: 73 dhe Et-Tahrim: 9]
Duhet të dimë se ashpërsia aty ku kërkohet butësi është çmenduri dhe ngathtësi, kurse
butësia në vendin e ashpërsisë është dobësi dhe pafuqishmëri.
Nëse të përmendin ty butësinë,
I thuaj se butësia ka vendin e vet.
Dhe butësia e djaloshit është injorancë,14 MBUROJA.net
kur nuk është në vendin e vet.
Çështja e gjashtë: Ekonomia
Kur’ani i ka sqaruar shumë bukur bazat e saj tek të cilat kthehen të gjitha degët e saj.
Çështjet e ekonomisë kthehen tek dy baza:
1- Zgjedhja e mënyrës më të mirë për fitimin e pasurisë.
2- Zgjedhja e mënyrës më të mirë për shpenzimin e saj, duke e shpenzuar atë aty ku
duhet.
Vini re se si Allahu na ka begatuar duke na sqaruar në Librin e Tij rrugët e fitimit të
pasurisë në atë mënyrë që është e përshtatshme, me shpirtmadhësi, sensin e nderit dhe
fesë. Ai, i Lartësuari ka hedhur dritë rreth kësaj çështjeje duke thënë:
“Pastaj kur të mbarojë falja (namazi), atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni
mirësinë e Allahut (me punë të ndryshme) dhe kujtojeni Allahun shumë që të mund
të jeni të shpëtuar.” [El-Xhumuah: 10]
“Të tjerë në udhëtim në tokë duke kërkuar begatinë e Allahut.” [El-Muzzemil: 20]
“Nuk ka asnjë gjynah për ju nëse kërkoni nga mirësitë e Zotit tuaj (gjatë haxhit, si
marrja me tregti, etj.).” [Sure El-Bekareh: 198]
“…përveç se me anë të marrëdhënieve e të marrëveshjeve të drejta bashkëpunimi e
tregtare midis jush.” [Sure En-Nisa’: 29]
“Ndërsa Allahu e ka lejuar tregtinë.” [Sure El-Bekareh: 275]
“Kështu që kënaquni me çfarë morët si plaçkë lufte të lejuar (të ligjshme) e të mirë.”
[Sure El-Enfal: 69]
E shumë ajete të tjera.
Vini re se si ka urdhëruar Allahu për mirëtrajtim dhe ekonomi gjatë shpenzimit duke
thënë:
“Dhe mos i mbaj duart e lidhura (si koprac) pas qafe, as mos e shtri atë plotësisht (si
shkapërdar).” [Sure El-Isra: 29]
“Edhe ata të cilët kur shpenzojnë nuk janë as shpërdorues, as dorështrënguar por
mbajnë një të mesme të drejtë mes dy anëve.” [Sure El-Furkan: 67]15 MBUROJA.net
“Të pyesin ty se çfarë duhet të japin? Thuaj: Atë që është mbi nevojat tuaja
(tepricën).” [Sure El-Bekare: 219]
Shiko se si Allahu na ka ndaluar që të shpenzojmë aty ku nuk lejohet të shpenzojmë
duke thënë:
“Dhe kështu do të vazhdojnë ta shpenzojnë, por në fund do të jetë dhimbje për ta,
pastaj do të jenë plotësisht të humbur.” [Sure El-Enfal: 36]
Çështja e shtatë: Politika
Kurani i ka sqaruar shenjat e saj dhe ka hedhur dritë mbi shenjat dhe rrugët e saj. Ajo e
ka origjinën prej qeverisjes dhe drejtimit të punëve. Politika ndahet në dy lloje: e
brendshme dhe e jashtme.
Politika e jashtme bazohet në dy gjëra:
1- Përgatitja e fuqisë së mjaftueshme për mposhtjen e armikut. Allahu i i
Lartëmadhëruar thotë:
“Dhe bëni gati kundër tyre të gjithë fuqinë që keni, bashkë me kalorësinë për të
frikësuar armikun e Allahut dhe tuajin.” [Sure El-Enfal: 60]
2- Bashkimi i saktë dhe i përgjithshëm rreth kësaj fuqie. Allahu i Lartëmadhëruar thotë:
“Dhe kapuni të gjithë ju së bashku me litarin (fenë dhe Kura’nin) e Allahut e mos u
përçani.” [Sure Ali Imran: 103]
Gjithashtu thotë:
“Mos u kundërshtoni me (njëri-tjetrin) që të mos e humbisni kurajon dhe të mos ju
lënë fuqitë.” [Sure El-Enfal: 46]
Kur’ani e ka treguar qartë se çfarë duhet të ndjekim ne në lidhje me marrëveshjen e
paqes, armëpushimin dhe prishjen e marrëveshjes së paqes nëse kemi nevojë për të.
Allahu i Lartëmadhëruar thotë:
“Kështu që përmbushni marrëveshjen e paqes me ta deri në një.” [Sure Et-Teube: 4]
“Për sa kohë që ata janë besnik ndaj jush edhe ju u qëndroni besnikë atyre.” [Sure EtTeube: 7]16 MBUROJA.net
“Në qoftë se ti (Muhamed) ke frikë nga tradhtia e çfarëdo populli, atëherë edhe ti ua
hidh (marrëveshjen) atyre që të jeni të barabartë.” [Sure El-Enfal: 58]
“Dhe ky është një kumtim nga Allahu dhe i dërguari i Tij drejtuar të gjithë njerëzve
në ditën e haxhit të madh, se Allahu është distancuar (tërhequr) prej (marrëveshjes së)
idhujtarëve e njëkohësisht edhe i Dërguari i Tij.” [Sure Et-Teube: 3]
Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të jemi në parapërgatitje e të ruhemi prej
dinakërisë së tyre dhe të mos i lejojmë atyre asnjë rast për të na sulmuar befasisht.
Allahut thotë:
“O ju që keni besuar! Parapërgatituni!” [Sure En-Nisa’: 71]
“T'i marrin të gjitha masat dhe t'i mbajnë armët e tyre me vete. Ata që nuk besojnë
duan që ju të jeni të pakujdesshëm për armët dhe pajisjet tuaja, e atëherë t’ju
sulmojnë me një vërshim të vetëm.” [Sure En-Nisa: 102]
Kurse politika e brendshme përqendrohet në përhapjen e paqes, sigurisë dhe qetësisë në
popull dhe në shoqëri. Gjithashtu merret me ndalimin e padrejtësisë dhe që çdo individ i
shoqërisë të gëzojë të drejtat e tij. Bazat kryesore mbi të cilat është ndërtuar politika e
brendshme janë gjashtë:
1- Mbrojtja e fesë.
Sheriati na ka urdhëruar që ta mbrojmë atë, prandaj pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të) thotë: “Ai që ndërron fenë e tij, vriteni!” [Trans. Buhariu nga ibn
Abbasi] Pra, duket qartë mbrojtja e theksuar prej ndërrimit apo humbjes së fesë.
2- Mbrojtja e jetës.
Allahu i i Lartëmadhëruar na ka urdhëruar në Kur’an që ti ruajmë vetet tona. Thotë:
“Ju është detyruar kisasi (ligji i barazisë në ndëshkim) në rast vrasjeje.” [Sure ElBekare: 178]
“Kisasi (kjo masë e dënimit) është jetë për ju (ashtu që të ruheni nga mbytja e njëritjetrit).” [Sure El-Bekare: 179]
“Kushdo që vritet pa të drejtë (me qëllim armiqësie dhe shtypje dhe jo gabmisht ose
padashje), Ne i kemi dhënë trashëguesit të tij (të të ndjerit) fuqinë (për të kërkuar
kisasin).” [Sure El-Isra: 33]
3- Mbrojtja e mendjes.17 MBUROJA.net
Kur’ani na ka urdhëruar që ti ruajmë mendjet tona. Allahu i Lartësuar thotë:
“O ju që keni besuar! Të gjitha pijet alkoolike dehëse e marramendëse, kumari
(bixhozi), anabet (altarët ku flijohen kurbane për idhujt)), azlamet (hedhja e shortit
ose kërkimi i fatit me shigjeta) janë të neveritura e punë prej shejtanit, kështu që
hiqni dorë prej të gjitha atyre (rreptësisht nga të gjitha punët e neveritura) që të mund
të jeni të shpëtuar.” [Sure El-Maide: 90]
Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “Të gjitha pijet dehëse
janë të ndaluara, e çdo lloj pije prej së cilës kur pi shumë të deh, atëherë edhe nëse është
pak, ajo është e ndaluar.” Masa e dënimit që është e detyrueshme për atë që pi alkool,
është vendosur për shkak të mbrojtjes së mendjeve.
4- Mbrojtja e lidhjes së gjakut
Për shkak të ruajtjes së saj, Allahu ka obliguar masën e dënimit të imoralitetit. Allahu i i
Lartëmadhëruar thotë:
“Gruan dhe burrin, që fajtor për marrëdhënie të paligjshme jashtë martese,
fshikulloni secilin prej tyre me njëqind kamxhikë.” [Sure En-Nur:2]
5- Mbrojtja e nderit
Për këtë Allahu ka obliguar si masë dënimi për shpifësin tetëdhjetë kamzhikë. Ai thotë:
“Dhe ata që akuzojnë gra të dëlira dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t'i fshikulloni me
tetëdhjetë kamzhikë.” [Sure En-Nur:4]
6- Mbrojtja e pasurisë
Për këtë arsye Allahu ka obliguar prerjen e dorës së vjedhësit, kur thotë:
“Vjedhësit dhe vjedhëses ua pritni duart (të djathtën në kyç) si shpërblim për atë
çfarë kanë kryer, ndëshkim për t'u bërë shembull nga Allahu.” [Sure El-Maide: 38]
Pra, u duk qartë se ndjekja dhe zbatimi i Kur’anit është përkujdesje për shoqërinë në të
gjitha aspektet dhe interesat, të brendshme dhe të jashtme.
Çështja e tetë: Dominimi i jobesimtarëve mbi muslimanët
Kjo çështje iu duk problematike edhe shokëve të pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të), ndërkohë që ai (pejgamberi) ishte midis tyre. Atëherë Allahu i
Madhëruar dha një përgjigje në librin e Tij, një përgjigje qiellore e cila e largoi menjëherë 18 MBUROJA.net
këtë problem. Kjo ngjarje ndodhi kur muslimanët u goditën në ditën që u zhvillua beteja
e Uhudit. Atyre kjo gjë iu duk problematike, prandaj thanë: Si ka mundësi të triumfojnë
jobesimtarët ndaj nesh e të dominojnë mbi ne kur ne jemi me të vërtetën dhe ata janë me
të kotën? [Trans. Ebi ibn Hatim në tefsirin e tij prej Hasan Basriut]
Atëherë Allahu i Lartësuar ua dha përgjigjen duke thënë:
“(Si është puna me ju) Kur ju godet një fatkeqësi e vetme, megjithëse i shpartalluat
(armiqtë tuaj) dy herë më shumë, përsëri thoni: Nga na erdhi ne kjo? Thuaju: Është
nga vetë ju (për shkak të veprave tuaja të ulta).” [Sure Ali Imran: 165]
Fjala e Allahut: “Thuaju: Është nga vetë ju.” Është sqaruar shumë bukur me fjalën tjetër
të Tij kur thotë:
“Dhe me të vërtetë Allahu e përmbushi premtimin e Tij kur ju po i asgjësonit ata
(armiqtë tuaj) me Lejen dhe Vullnetin eTij, derisa erdhi çasti që humbët durimin dhe
filluat të grindeni me njëri-tjetrin për rregullin, pastaj nuk e zbatuat atë, pasi Ai ju
tregoi juve (plaçkën e luftës), atë që ju donit. Nga mesi juaj ka disa që dëshirojnë këtë
botë dhe disa që dëshirojnë Botën e Pastajme. Pastaj Ai ju bëri juve t’ia mbathni
këmbëve prej tyre (armiqve tuaj), me qëllim që Ai të mund t’ju provonte ju.” [Sure Ali
Imran: 152]
Në këtë përgjigje qiellore u duk qartë se shkaku i dominimit të jobesimtarëve mbi ta
erdhi nga vetë ata kur e humbën durimin dhe filluan të grinden me njëri-tjetrin për
rregullin, kur disa prej tyre kundërshtuan të dërguarin dhe donin të mirat e kësaj bote.
Kjo ndodhi kur shigjetarët të cilët ndodheshin në majën e malit duke ndaluar
jobesimtarët që të mos i afroheshin muslimanëve nga pas krahëve, dëshiruan plaçkën e
luftës kur u zmbrapsën idhujtarët në fillim të betejës. Ata e lanë urdhërin e të Dërguarit
(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) për të arritur një interes të kësaj bote. [Këtë
ngjarje e trans. Buhariu nga El-Bera’ bin A’zib]
Çështja e nëntë: Dobësimi i muslimanëve në numër e fuqi në krahasim me jobesimtarë
Allahu i Lartëmadhëruar e ka sqaruar ilaçin e kësaj çështje në Librin e Tij. Ai ka treguar
se shikon sinqeritetin në zemrat e robërve të Tij. Nëse sinqeriteti është ashtu si duhet,
atëherë ka për të qënë përfundimi i kësaj çështjeje se do ta mposhtin dhe do të
triumfojnë kundra asaj pale që është më e fortë se ata. Prandaj kur vuri re sinqeritetin
sikurse duhet tek Ehlul Bej’ati Riduan , e përmendi sinqeritetin e tyre duke thënë:
“Sigurisht që Allahu ishte i kënaqur me besimtarët kur ata të dhanë besën ty
(Muhamed) nën pemë. Ai e dinte mirë çfarë kishte në zemrat e tyre.” [Sure El-Fet’h:
18]19 MBUROJA.net
Ai gjithashtu sqaroi se nga përfundimet e atij sinqeriteti ishte edhe fuqia që Ai ua dha
atyre për atë ç’ka ata nuk kishin fuqi, duke thënë:
“Dhe të tjera (fitore dhe mjaft plaçkë lufte Ai ua premton juve) të cilat nuk janë
akoma nën fuqinë tuaj. Vërtet që Allahu i përfshin ato.” [Sure El-Fet’h: 21]
Pra, këtu tregoi qartë se ata nuk kishin fuqi për to e se Allahu i përfshin ato dhe i
mundësoi ata që t'i merrnin duke e bërë plaçkë lufte për ta kur vuri re sinqeritetin e tyre.
Në luftën e Ahzabit kur u dyndën jobesimtarët kundër muslimanëve duke i rrethuar në
një mënyrë ushtarake madhështore, të cilën e ka përmendur Allahu duke thënë:
10- “Kur ata u dyndën mbi ju nga sipër jush e nga poshtë jush, dhe kur sytë u
egërsuan dhe zemrat u erdhën në fyt (pothuajse u ngriu gjaku), dhe po ushqenit
dyshime për Allahun.
11-"Atje besimtarët u sprovuan dhe u tundën nga një tronditje e madhe.” [Sure ElAhzab: 10-11]
Kur ata ishin në këtë gjendje, ilaçi i vetëm për të përballuar këtë dobësi dhe këtë rrethim
strategjik ishte vetëm sinqeriteti i vërtetë për Allahun dhe besimi i fortë e i palëkundur
tek Ai. Allahu i i Lartëmadhëruar thotë:
“Dhe kur besimtarët i panë ahzabët, thanë: Kjo është ajo që Allahu dhe i Dërguari i
Tij (Muhamedi) na kishin premtuar dhe Allahu dhe i dërguari i Tij (Muhamedi) kanë
folur të vërtetën. Dhe kjo veç ua shtoi besimin dhe nënshtrimin (ndaj Allahut).” [Sure
El-Ahzab: 22]
Prej përfundimeve të atij sinqeriteti, ishte dhe ai përfundim në favor të muslimanëve,
për të cilin Allahu thotë:
25-"Dhe Allahu i përzuri ata që mohuan në zemërimin e tyre (dhe) ata nuk përfituan
asnjë mirësi. Allahu u mjaftoi besimtarëve në luftë (duke dërguar erë të fortë dhe
melekë në radhët e bashkuara të ushtrive armike). Dhe Allahu është gjithnjë
Fuqiplotë, i Gjithëfuqishëm.
26-"Edhe ata nga ithtarët e Librave të parë të cilët i mbështetën ata (paganët e
jobesimtarët), Allahu i rrëzoi nga fortesat e tyre dhe futi tmerr në zemrat e tyre. Një
pjesë ju i vratë dhe një pjesë tjetër i morët robër.
27-"Dhe Ai bëri që ju të trashëgonit tokat e tyre edhe shtëpitë e tyre, edhe pasuritë e
tyre dhe një vend të cilin ju nuk e kishit shkelur më parë. Dhe Allahu është gjithnjë i
Zoti për të bërë çdo gjë.” [Sure El-Ahzab: 25-27]20 MBUROJA.net
Ajo me të cilën Allahu i ndihmoi ata ishte era dhe melekët, ndihmë të cilën ata e
mendonin dhe e prisnin. Allahu i i Lartëmadhëruar thotë:
“O ju që keni besuar! Përkujtoni mirësinë e Allahut mbi ju kur erdhën kundër jush
ushtri (të mëdha) dhe Ne dërguam kundër tyre erë dhe forca që ju nuk i patë dot
(melekë).” [Sure El-Ahzab: 9]
Nga argumentet që tregojnë se Islami është fe e vërtetë, është edhe fakti se një grup i
vogël, nëse është i kënaqur me këtë fe ashtu siç duhet, i mund grupet e tjera të forta
jobesimtare të cilat janë mbledhur si hordhi. Allahu i Lartësuar thotë:
“Sa shpesh një grup i vogël ka mundur një hordhi të madhe me Vullnetin dhe Lejen e
Allahut! Dhe Allahu është me durimtarët.” [Sure El-Bekare: 249]
Allahu i Lartësuar e ka quajtur Ditën e Bedrit: Shenja, Dita e së Vërtetës (gjykimit mes të
drejtës e të gabuarës) dhe prova e qartë. E gjithë kjo argumenton se Islami është fe e
vërtetë. Allahu i Lartësuar thotë:
“Tashmë sapo kaloi një shenjë për ju (çifutë) në të dy ushtritë që u takuan (në betejë
mes tyre) . Njëra luftonte për çështjen e Allahut, ndërsa tjetra (ata) ishin mohues.”
[Sure Ali Imran: 13]
“Në qoftë se ju vërtet keni besuar në Allahun dhe në atë që Ne ia kemi zbritur robit
tonë (Muhamedit) në Ditën e të Vërtetës (gjykimit mes të drejtës e të gabuarës).”
[Sure El-Enfal: 41]
Përsëri Allahu thotë:
“Në këtë mënyrë, ata që do të thyheshin të mund të shkatërroheshin pas një prove të
qartë dhe ata që do të jetonin (besimtarët), të mund të jetonin pas një prove të qartë.”
[Sure El-Enfal: 42] Këtu është për qëllim Dita e Bedrit siç e kanë vërtetuar shumë prej
dijetarëve.
Fakti që një grup i vogël, i dobët e besimtar triumfon ndaj hordhisë së fuqishme
jobesimtare, nuk ka dyshim që argumenton se ai (grupi i vogël, i dobët e besimtar) është
me të vërtetën dhe se Allahu i Lartëmadhëruar është Ai që i nxorri ata fitimtarë. Allahu i
Lartëmadhëruar thotë në lidhje me luftën e Bedrit:
“Dhe më parë Allahu ju nxorri fitimtarë në Bedër kur ju ishit një forcë e vogël dhe e
dobët.” [Sure Ali Imran: 123]
“(Përkujto) Kur Zoti yt i frymëzoi melekët: Vërtet Unë jam me ju, mbroni pra dhe
jepuni forcë besimtarëve! Unë do t’ua fus tmerrin në zemër jobesimtarëve.” [Sure ElEnfal: 12]21 MBUROJA.net
Besimtarët janë ata që u ka premtuar Allahu ndihmë dhe fitore. Allahu i Lartësuar i ka
treguar cilësitë e tyre dhe i ka veçuar ata nga të tjerët. Ai thotë:
“Dhe nuk ka dyshim se Allahu do t'i ndihmojë ata të cilët ndihmojnë (çështjen) e
Allahut.” [Sure Haxh: 40]
Kurse një ajet më pas i ka veçuar ata me cilësitë e tyre duke thënë:
“Ata (sundues muslimanë) të cilët nëse Ne u japim fuqi në tokë, urdhërojnë për
plotësimin e faljeve të rregullta ditore (në xhami) dhe për zekatin, që urdhërojnë për
të mirën (Besimin dhe ligjin Islam) dhe ndalojnë të keqen (çdo gjë që e ka ndaluar
islami). Dhe tek Allahu mbështetet përfundimi i të gjitha çështjeve.” [Sure Haxh: 41]
Për sa i përket ilaçit për të cilin treguam se është ilaç për rrethimin ushtarak, Allahu i
Lartëmadhëruar ka treguar në suren Munafikun se është gjithashtu ilaç edhe për
rrethimin ekonomik. Ai thotë:
“Ata janë të cilët thonë: Mos shpenzoni për ata të cilët janë me të Dërguarin e Allahut,
derisa ata ta braktisin atë.” [Sure El-Munafikun:7]
Ky gjest që bën munafikët (hipokritët) me muslimanët është vetë rrethimi ekonomik.
Allahu i Lartëmadhëruar na ka treguar se ilaçi i tij është forca e besimit dhe drejtimi i
sinqertë tek Allahu. Ai thotë:
“E Allahut i përkasin thesaret e qiejve e të tokës, por hipokritët nuk kuptojnë.” [Sure
El-Munafikun: 7]
Dihet shumë mirë se kujt i përkasin thesaret e qiejve e të tokës, Ai nuk e humbet atë që i
drejtohet sinqerisht duke iu bindur Atij. Allahu i Lartësuar thotë:
2-"Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe përmbush detyrimin ndaj Tij, Ai do të tregoj
rrugë për të dalë nga (çdo vështirësi)".
3-"Dhe Ai do t'i sjellë atij rrizk (furnizim e të mira) prej nga ai as nuk mund ta
mendonte. Dhe kushdo që mbështetet e vë shpresat tek Allahu, atëherë Ai do t'i
mjaftojë atij plotësisht.” [Sure Et-Talak: 2-3]
Përsëri thotë:
“Edhe po të keni frikë urinë, Allahu do t’ju pasurojë nga begatitë e Tij, nëse Ai do.”
[Sure Et-Teube: 28]
Çështja e dhjetë: Problemi i përçarjes së zemrave22 MBUROJA.net
Allahu i i Lartësuar ka sqaruar në suren El-Hashr se shkaku i këtij problemi është
mosllogjikimi. Ai thotë:
“Ju mund t’i mendoni si të bashkuar ata, por zemrat e tyre janë të ndara.” Kurse më
pas shpjegoi shkakun duke thënë:
“Kjo ndodh se ata janë popull që nuk marrin vesh.” [Sure Hashr: 14]
Ilaçi i dobësisë së mendjes është ndriçimi i saj me ndjekjen e dritës së shpalljes, sepse
shpallja udhëzon për në përfitimet dhe interesat madhështore të cilat mendjet nuk
arrijnë t'i kuptojnë me lehtësi.
Allahu i Lartësuar thotë:
“A mos vallë është njësoj ai i cili ishte i vdekur (pa besim nga padija dhe mosbesimi)
dhe Ne që i dhamë atij jetë (me dije e besim) duke i vënë atij një dritë (besimi) me
anë të së cilës ai të eci mes njerëzve, me atë i cili është në errësirë (mosbesim, besim
në shumë zota dhe në hipokrizi) nga e cila kurrë nuk mund të dalë.” [Sure En-Aam:
122]
Në këtë ajet tregoi qartë se drita e besimit i jep jetë atij që është i vdekur dhe ia ndriçon
rrugën në të cilën ecën. Allahu i i Lartësuar thotë:
“Allahu është Mbrojtësi dhe Ruajtësi i atyre që e besojnë atë. Ai i nxjerr ata nga
errësira në dritë.” [Sure Bekare: 157]
Po ashtu thotë:
“A është në udhë të drejtë (të besimit të vërtetë) ai i cili ecën kokëngulthi me fytyrë të
poshtëruar më drejt i udhëzuar apo ai i cili (sheh dhe) ecën i matur.[Sure Mulk: 22]
Shkurtimisht, interesat njerëzore me të cilat kryhet sistemi i kësaj bote kthehen në tre
gjëra:
1- E para
Mbyllja e pragut të së keqes para se ajo të ndodhë. Tek dijetarët e rregullave të fikhut
njihet me emrin: Gjërat e domosdoshme, largimi i dëmit prej atyre gjashtë gjërave të cilat
i përmendëm më lartë: d.m.th,
1- Feja 2-Vetja 3- Mendja 4- Lidhja e gjakut 5- Nderi dhe 6- Pasuria
2- E dyta23 MBUROJA.net
Sjellja e të mirave ose siç njihet ndryshe: Gjërat e nevojshme. Prej gjërave që degëzohen
prej saj janë: shitblerja, qeraja dhe të gjitha interesat e tjera që përdorin anëtarët e
shoqërisë duke u bazuar në sheriatin Islam.
3- E treta
Stolisja me moralin e lartë dhe praktikimi i traditave të mira. Këtu hyjnë dhe gjërat e
natyshmërisë si: lënia e mjekrës, shkurtimi i mustaqeve…etj.
Po ashtu hyn edhe ndalimi i gjërave të neveritura, shpenzimi i pasurisë për të afërmit e
të varfrit. Gjëja që duhet mbrojtur më shumë nga të gjitha këto interesa është feja, "ElifLam-Ra. Ky është një libër, vargjet të cilit janë përsosur (në çdo fushë të dijes) dhe
pastaj janë shpjeguar me imtësi nga Një (Allahu) i Cili është më i Urti Gjithëgjykues,
i Mirënjohur (deri në imtësi për çdo gjë).” [Hud: 1]

Muslimanët


Ajete nga kreu: Feja
Tema: Muslimanët

52. E atyre që Ne u dhamë librin përpara këtij, disa prej tyre i besojnë këtij (Kur'anit).
53. Dhe kur u lexohet atyre, thonë: "Ne i kemi besuar atij, ajo është e vërtetë prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë muslimanë!"
(28-Kasas)

33. E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: "Unë jam prej muslimanëve?"
(41-Fussilet)

29. Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.
(48-Fet'h)

Islami


Ajete nga kreu: Feja     Na Vizito Në Facebook
Tema: Islami

111. Ata edhe thanë: "Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishter! Ato janë fantazi të tyre"! Thuaju: "Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë"?
112. Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.
208. O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët.
221. Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëreshë besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë.
(2-Bekare)

127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di"!
128. Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues"!
135. Ata (ithtarët e librit) thanë: "Bëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtë"! Thuaj: "Jo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët".
140. A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: "A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë vetes dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja".
141. Ai ishte një popull që shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan.
(2-Bekare)

19. Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t'i japë llogarinë.
85. E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.
(3-Ali Imran)

67. Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.
68. Njerëzit më me meritë për t'u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ummeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve.
(3-Ali Imran)

84. Thuaj: "Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar".
(3-Ali Imran)

118. O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe. Ne pra, ua kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.
(3-Ali Imran)

125. Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.
(4-Nisa)

3. Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj dhe (u është e ndaluar) ta kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
(5-Maide)

116. E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të zotët e mendjes e të nderit që t'i ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (ngase u frenuan nga të këqijat), e ata që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar, duke vazhduar të jenë mëkatarë.
117. E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë.
(11-Hud)

92. Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.
93. Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrputistë etj.), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne.
(21-Enbija)

78. Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.
(22-Haxhxh)

52. Kjo feja juaj është e vetmja fé e Unë jam Zoti juaj, ruajuni dënimit Tim.
(23-Mu'minun)

30. Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.
(30-Rum)

22. Atij që All-llahu ia ka zgjeruar kraharorin për besimin islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet. Të mjerë janë ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin All-llahun, të tillët janë në humbje të qartë.
(39-Zumer)

33. E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: "Unë jam prej muslimanëve?"
(41-Fussilet)

13. Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet Atij.
(42-Shura)

9. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
(61-Saff)

5. E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.
(98-Bejjine)

1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
2. Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.
(110-Nasr)

Nata e Kadrit


Ajete nga kreu: Kur'ani        Kiko Dhe Na Vizito ne Facebook
Tema: Nata e Kadrit

1. Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.
2. E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit?
3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
(97-Kadr)

Ajete nga kreu: Kur'ani
Tema: Nata e Kadrit

1. Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.
2. E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit?
3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
(97-Kadr)

Kur'ani


Ajete nga kreu: Kur'ani
Tema: Kur'ani

151. (Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t'u lexojë ajetet Tona, t'ju pastrojë, e t'ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t'ju mësojë atë që nuk e dinit.
(2-Bekare)

106. Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?
(2-Bekare)

23. E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur'ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur'ani nuk është prej Zotit).
24. E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët.
(2-Bekare)

2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.
3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).
4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).
5. Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.
97. Thuaj: "Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhrin e All-llahut e zbriti Kur'anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët".
185. (Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.
(2-Bekare)

89. E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur'ani) që është vërtetues i atij, që e kishin pranë, e që para se t'u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mosbesimtarëve!
90. E shëmtuar është ajo për çka ata e shitën vetvetën. Atë që e shpalli All-llahu të mos e besojnë nga zilia, për shkak se All-llahu nga mirësia e Tij t'i shpallë atij që dëshiron nga robtë e vet. Andaj merituan zemërim mbi zemërim (gazep mbi gazep). Mosbesmtarët kanë dënim që i poshtërson.
91. Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni atë që e shpalli All-llahu", ata thonë: "Ne besojmë atë që na u shpall neve", kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i atij që e kanë ata dhe është i vërtetë. Thuaj: "Nëse jeni besimtarë, pse pra i mbytnit më parë pejgamberët e All-llahut"?
105. As ata, ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, All-llahu me mëshirën e vet veçon atë që dëshiron, All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
(2-Bekare)

38. Ne u thamë: "Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen".
39. E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.
(2-Bekare)

23. A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë mjaft nga libri, kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë libri i All-llahut, se si një grup prej tyre prapësohet. Ata janë refuzues.
(3-Ali Imran)

3. Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.
4. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S'ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahut është ngadhënjyes, shpagimtar.
7. Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: "Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë"! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
138. Ky (Kur'ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit.
164. Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.
(3-Ali Imran)

78. Në të vërtetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për ta deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga libri (i vërtetë), madje thonë: "Kjo është nga All-llahu"! Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun.
7. Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: "Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë"! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
(3-Ali Imran)

82. A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.
(4-Nisa)

68. Thuaj: "O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti mos u keqëso për popullin që nuk beson.
(5-Maide)

155. Dhe ky është libër, dobiprurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni ashtu që të mëshiroheni.
156. (E zbritëm Kur'anin) Që të (mos) thoni: "Libri u zbriti vetëm dy grupeve para nesh (jehudive e të krishterëve) dhe se ne ishim të panjohur me librat (me mësimet) e tyre.
157. Dhe që të (mos) thoni: "Sikur të na kishte zbritur neve libri, (sikurse u zbriti atyre dy grupeve) ne do të ishim edhe më të udhëzuar se ata. Juve ju erdhi nga Zoti juaj argumenti (Kur'ani), ju erdhi udhëzimi, mëshira. E kush është më zullumqar se ai që argumentet e Zotit i bën të rreme dhe ua kthen shpinën atyre? Ne do t'i ndëshkojmë me ndëshkim më të rëndë ata që ua kthyen shpinën argumenteve Tona, për shkak të prapësimit që bënë.
(6-En'am)

91. Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë kur thanë; "All-llahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!" Thuaj: "Kush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra, që disa i prezentoni, kurse shumicën e fshehni. Dhe u mësuat çka nuk e dinit ju as prindërit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahu". Mandej lëri ata që luajnë në atë kotësinë e tyre.
(6-En'am)

114. (Thuaj) A pos All-llahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? Kur Ai është që ua zbriti librin në mënyrë të shkoqitur? Atyre që u dhamë librin e dinë se ai (Kur'ani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bë prej atyre që dyshojnë.
115. Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S'ka kush që të ndryshojë fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.
116. Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.
117. S'ka dyshim, Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai është më i dijshmi për të udhëzuarit.
(6-En'am)

7. Edhe sikur të zbritnim ty një libër të shkruar në letër, e ta preknin atë me duart e tyre, ata që mohuan do të thoshin: "Kjo nuk është tjetër përveç një magji e qartë".
25. Ka prej tyre që ty të dëgjonë (kur lexon Kur'anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe sikur t'i shohin të gjitha faktet, ata nuk besojnë, derisa kur vijnë te ti e të polemizojnë, ata që mohuan thonë: "Nuk është tjetër ky (Kur'ani) vetëm se mit i hershëm.
27. E sikur t'i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: "Ah sikur të ktheheshim (në Dunja), të mos gënjejmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët!"
28. Jo, (s'është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata, do ta përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s'ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.
(6-En'am)

90. Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim. Thuaj: "Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur'anit) shpërblim prej jush. Ky nuk është tjetër, përveç një këshillë për mbarë njerëzit.
(6-En'am)

2. (Ky është) Libri, që të është zbritur ty, që me të t'ua tërheqësh vërejtjen dhe t'i këshillosh besimtarët, pra të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd (për kumtimin e tij).
3. Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.
4. Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë u erdhi atyre natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur).
5. Kur u erdhi atyre dënimi Jonë, s'kishin ç'të kërkonin tjetër, vetëm të thonë: "Vërtet, ne ishim zullumqarë" (të pranojnë gabimin).
205. Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bër prej atyre që nuk kanë kujdes.
(7-A'raf)

204. Kur lexohet Kur'ani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.
(7-A'raf)

127. E kur zbret ndonjë kaptinë (për turpësinë e tyre) ata shikojnë njëri-tjetrin (e thonë mes vete): A ju pa ndokush ju, e pastaj largohen. All-llahu i prapësoi zemrat e tyre ngase ishin popull që nuk kuptonte.
(9-Tewbe)

124. E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: "Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?" Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të.
125. E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinës) ndytësisë së tyre u shton ndytësi dhe ata vdesin si jobesimtarë.
126. A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim.
(9-Tewbe)

37. Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur'an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve.
38. Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: "Silleni pra ju një kaptinë të ngjashme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni".
39. Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur'anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin edhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve.
(10-Junus)

57. O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.
58. Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata".
(10-Junus)

1. Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit të pacenueshëm.
(10-Junus)

1. Elif, Lam, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi.
(11-Hud)

13. Apo, pse ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur'anin)". Thuaj: "Formuloni pra dhjetë kaptina si ai (Kur'ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë (çka thoni), kë të mundeni për ndihmë!"
(11-Hud)

1. Elif, Lam, Ra. Këto (ajete që t'u zbritën) janë ajetet e librit të qartë.
(12-Jusuf)

111. Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur'ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson.
(12-Jusuf)

2. Ne e zbritëm atë Kur'an arabisht, ashtu që ta kuptoni.
(12-Jusuf)

1. Elif, Lam, Mim, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
(13-Rra'd)

39. All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, edhe forcon (çka të dojë). Vetëm tek Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi).
(13-Rra'd)

37. Dhe ashtu, Ne e shpallën atë (Kur'anin) kushtetutë në arabishte. E nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.
(13-Rra'd)

38. Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.
(13-Rra'd)

1. Elif, Lam, Mim, Ra. Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
(13-Rra'd)

1. Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t'i nxjerrish njerëzit prej errësirave në dritë; (t'i nxjerrish prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.
2. Të All-llahut, i të cilit është gjithë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.
(14-Ibrahim)

87. Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur'anin e madhërueshëm.
(15-Hixhr)

1. Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kur'anit të plotkuptueshëm.
(15-Hixhr)

103. Ne dimë shumë mirë se ata thonë: "Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!" Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kur'anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.
(16-Nahl)

101. Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues". Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
(16-Nahl)

102. Thuaj: "Atë (Kur'anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët.
(16-Nahl)

9. Është e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.
(17-Isra)

89. Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.
(17-Isra)

88. Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin".
(17-Isra)

106. Dhe (ta shpallëm) Kur'anin që Ne e ndamë pjesë - pjesë për t'ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.
(17-Isra)

45. Kur ti e lexon Kur'anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme.
46. Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur'an Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.
(17-Isra)

82. Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.
(17-Isra)

41. Ne sqaruam në mënyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kur'an, ashtu që ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër, vetëm se largim (nga e vërteta).
(17-Isra)

105. Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur'anin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues.
(17-Isra)

1. Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
2. (ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), pët t'ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t'i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.
3. Duke qenë në të përgjithmonë.
4. Për t'ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.
5. Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
(18-Kehf)

54. Në këtë Kur'an Ne shtruam çdo lloj shembulli për hir të njerëzve, po njeriu (jobesimtar) më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.
(18-Kehf)

27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
(18-Kehf)

97. Ne e bëmë atë (Kur'anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t'i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t'i tërheqish vërejtjen një populli që është kryeneç.
(19-Merjem)

64. Ne (engjëjt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme, e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron.
(19-Merjem)

114. I lartë është All-llahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kur'anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, thuaj: "Zoti im, më shto dituri!"
(20-Ta Ha)

2. Ne nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar ty.
3. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.
4. (kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
5. (E Ai është) Mëshiruesi që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.
(20-Ta Ha)

113. Kështu Ne e shpallëm këtë Kur'an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur'ani) t'u sjellë atyre përvojë mësimi.
(20-Ta Ha)

10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?
11. Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e në vend të tyre sollëm popull tjetër.
12. E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi.
13. (atëherë atyre u thuhej) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kundër tyre).
14. Ata thonin: "O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!"
15. Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur).
(21-Enbija)

5. Ata madje thanë: "(për Kur'anin) Ëndrra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vetë e trilloi, ai është poet! Le të na sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!"
6. Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta?
7. Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.
8. Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm).
(21-Enbija)

16. Dhe kështu Ne e zbritëm këtë (Kur'anin) plot argumente të qarta, dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë që do.
(22-Haxhxh)

1. (Kjo është) Kaptinë të cilën Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dispozitave që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim.
34. Ne u kemi shpallë juve argumente të qarta dhe shembuj nga ata që ishin para jush, e edhe këshillë për të ruajturit.
(24-Nur)

32. E ata që nuk besuan thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur'ani përnjëherë?" Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë).
(25-Furkan)

4. Dhe ata që nuk besuan, thanë: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se një gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit i ndihmuan edhe njerëz të tjerë". Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje.
5. Edhe thanë: "(për Kur'anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t'i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje".
6. Thuaj: "Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që falë shumë, është mëshirues".
30. E i dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!"
31. Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por majfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.
(25-Furkan)

196. Dhe se ai (Kur'ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm.
197. A nuk ishte për ata (për jobesimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve?
198. E sikur t'ia shpallnim atë (Kur'anin) ndonjë joarabi,
199. e ai t'ua lexonte atyre, ata nuk do t'i besonin atij.
(26-Shu'ara)

1. Ta, Sin, Mim.
2. Këto janë ajete të librit (të Kur'anit) të qartë!
(26-Shu'ara)

192. E edhe ai (Kur'ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve.
193. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).
194. (E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber).
210. Atë (Kur'anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve).
211. Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi.
212. Pse ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar!
(26-Shu'ara)

195. (Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe.
(26-Shu'ara)

6. E s'ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur'anin nga i Urti, i Dijshmi.
(27-Neml)

1. Ta, Sin. Këto janë ajete të Kur'anit dhe të librit të kuptueshëm.
2. Janë udhërrëfyes dhe myzhde për besimtarët.
3. Që e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.
(27-Neml)

76. Vërtet, ky Kur'an u rrëfen beni israilëve të shumtën e asaj që ata ishin të përçarë.
77. Dhe pamëdyshje ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët.
78. E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e i dijshmi.
79. E ti pra mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.
(27-Neml)

49. Thuaj: "Nëse është e vërtetë çka thoni, atëherë silleni një libër prej All-llahut që është edhe më udhëzues se këta dy (Tevrati e Kur'ani), e ti përmbahem edhe unë atij?"
50. E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar.
51. Ndërsa Ne pandërprerë u dërguam atyre shpalljen, ashtu që të mendojnë.
(28-Kasas)

86. Ti as nuk ke shpresuar se do të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë e Zotit tënd, andaj ti kurrsesi të mos jeshë ndihmëtar i jobesimtarëve.
(28-Kasas)

48. E kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: "Përse nuk iu dha atij (Muhammedit) sikurse iu dha Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a nuk e mohuan atë që iu dha Musait më parë?" E, thanë: "Dy magji që përmbajnë njëra-tjetrën. Dhe thanë: Çdonjërën prej tyre ne e mohojmë!"
(28-Kasas)

1. Ta, Sin, Mim.
2. Këto janë ajetet e librit (të Kur'anit) të plotkuptueshëm.
(28-Kasas)

58. E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.
(28-Kasas)

47. Dhe po ashtu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne ta zbritëm ty librin. E ata, të cilëve Ne u kemi dhënë librin, i besojnë këtij (Kur'anit), edhe nga ata (idhujtarët arabë) ka që i besojnë këtij, kurse argumentet tona nuk i refuzon askush, përpos jobesimtarëve".
(29-Ankebut)

48. Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit.
49. Por jo, ai është plot argumente të qarta në zemrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarve.
(29-Ankebut)

50. Ata thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij një mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "Çështja e mrekullive është vetëm në duar të All-llahut, e unë nuk jam tjetër pos tërheqës i vërejtjes dhe shpjegues.
51. Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet atyre, e s'ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë".
(29-Ankebut)

6. Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.
7. E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgëzoje atë me një dënim të dhembshëm.
(31-Lukman)

2. Shpallja e librit (e Kur'anit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë.
(32-Sexhde)

31. Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, që vërteton edhe për ata që ishin para tij. Vërtet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, i sheh të gjitha.
32. Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe.
(35-Fatir)

29. Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.
30. Që Ai (All-llahu) do t'ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t'ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.
(35-Fatir)

69. Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur'an i qartë.
(36-Ja Sin)

167. Po edhe pse ata ishin që thoshin:
170. Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur'anin), e më vonë do të kuptojnë.
(37-Saffat)

87. Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët.
88. E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij.
(38-Sad)

1. Sad, pasha Kur'anin që është përplot përkujtime (është i famshëm dhe s'ka dyshim se është mrekulli).
2. Por ata që nuk besuan janë në kryeneçësi e kundërshtim.
3. Sa gjenerata para tyre i kemi asgjësuar, të cilët lutën për shpëtim, po nuk ishte koha e shpëtimit.
4. Ata (idhujtarët) habiten, ngase u erdhi pejgamberi nga mesi i tyre, e mosbesimtarët thanë: "Ky është magjistar, rrenës".
5. A mendon ai t'i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!
6. Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur.
7. Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!
8. A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur'ani? Jo, por ata janë në dyshim ndaj Kur'anit Tim, por edhe për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
9. A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!
10. A mos është i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)!
11. (Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer.
12. Përgënjeshtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Faraoni i ngrehinave të mëdha.
13. (Përgënjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundërshtare)
14. Secili prej tyre përgënjeshtroi të dërguarit, andaj i gjeti dënimi Im.
(38-Sad)

1. Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithfuqishmit, të urtit.
2. Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
3. Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar.
23. All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.
(39-Zumer)

40. se cilit do t'i vijë dënimi që e poshtëron dhe do ta goditë dënim i përjetshëm!"
41. Ne ta shpallëm ty librin me argumente për njerëz, e kush orientohet në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete, e kush e humbë, ai i bën dëm vetëm vetes, e ti nuk je garantues i tyre.
(39-Zumer)

27. Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim),
(39-Zumer)

28. Duke qenë Kur'ani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.
(39-Zumer)

2. Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
3. Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur'an arabisht për një popull që di ta kuptojë.
4. Është përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë.
5. Ata thanë: "Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që ndërmjet nesh dhe ndërmjet teje ekziston një perde, prandaj ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!"
44. Sikur Ne ta bënim Kur'anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: "Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kur'ani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?" Thuaj: "Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. E ata që nuk besojnë, në veshët e tyre kanë shurdhim, dhe ai për ta është verbërim. Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e nuk dëgjojnë".
52. Thuaj: "Më tregoni, nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?"
53. Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
54. Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send.
(41-Fussilet)

26. Ata që nuk besuan thanë: "Mos e dëgjoni këtë Kur'an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!"
27. E, Ne atyre që nuk besuan patjetër do t'u japim të përjetojnë dënim të ashpër dhe do t'i shpërblejmë me më të keqen e asaj që punuan.
(41-Fussilet)

41. Ata që e mohuan Kur'anin kur u erdhi janë të marrë; ai është një libër ngadhënjyes (i pashoq).
42. Atij nuk mund t'i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.
43. Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është ai që falë, po është edhe Ai që ndëshkon rëndë.
(41-Fussilet)

17. All-llahu është Ai që e zbriti librin e vërtetë dhe drejtësinë. Ti nuk mund ta dish, ndoshta çasti i shkatërrimit është afër.
(42-Shura)

2. Pasha librin (Kur'anin) sqarues!
3. S'ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur'an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni.
4. Dhe se në librin amzë (Levhi Mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.
(43-Zuhruf)

44. Dhe se ajo (shpallja) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd, dhe për këtë (lëvdatë) më vonë do të përgjigjeni.
(43-Zuhruf)

58. Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur'anin) në gjuhën tënde, ashtu që ata të marrin mësim.
59. (Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur.
(44-Duhan)

2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
3. Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.
4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.
5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
(44-Duhan)

20. Ky (Kur'ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm.
(45-Xhathije)

2. Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.
(45-Xhathije)

2. (Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.
4. Thuaj: "Më thuani për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë".
29. (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
30. Thanë: "O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!"
31. O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
(46-Ahkaf)

7. Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kur'anit) që u erdhi, i thanë: "Kjo është magji e hapët!"
8. Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: "Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut. Ai e di më së miri se çka i mvishni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi, mëshiruesi".
9. Thuaj: "Unë nuk jam risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ua tërheq vërejtjen qartas".
10. Thuaj: "Më tregoni mua se nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zullumqarë)?" E, s'ka dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.
11. E ata që nuk besuan, atyre që besuan u thanë: "Sikur të ishte ai (Kur'ani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!" E derisa nuk drejtohen me të (Kur'anin), ata do të thonë: "Ky është trillim i kahershëm".
12. E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t'u tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët.
(46-Ahkaf)

33. A mos ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi!" Jo, por ata nuk besojnë.
34. Pra, nëse ata janë të drejtë le ta sjellin një ligjërim si ai.
(52-Tur)

2. Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).
3. Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.
4. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.
5. Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
6. Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).
7. Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).
8. Pastaj u lëshua dhe iu afrua.
9. E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.
10. Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli.
11. Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).
12. A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?
13. Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.
14. (E ka parë) tek Sidretul Munteha.
15. Që pranë saj është xhennetul Me'va (kopsht strehimi i...)
16. Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.
17. Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.
18. Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.
(53-Nexhm)

17. Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?
(54-Kamer)

75. Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve.
76. E ai është betim i madh, sikur ta dini!
77. Se me të vërtetë ai është Kur'an i famshëm.
78. Është në një libër të ruajtur.
79. Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
80. Është i zbritur prej Zotit të botëve.
81. A, ndaj këtij ligjërimi (Kur'ani) ju jeni të luhatshëm (të pavendosur)?
82. Dhe falënderimin për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.
83. Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
84. e ju në atë moment shikoni (se ç'po i ngjet).
85. E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.
86. Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
87. (përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
(56-Wakia)

21. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.
(59-Hashr)

44. Pra, më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur'an. Ne do t'i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
55. False
51. E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur'anin, e (nga inati) thanë: "Ai është i marrë!"
52. Po ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).
(68-Kalem)

38. Pra Unë betohem në atë që e shihni!
39. Edhe në atë që nuk e shihni!
40. Se me të vërtetë ai (Kur'ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.
41. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.
42. Nuk është as fjalë e ndonjë falltori, po ju nuk përkujtoheni.
43. Është zbritje prej Zotit të botëve!
44. Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
45. Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.
46. E pastaj do t'ia këputnim atij arterien e zemrës.
47. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
48. Ai (Kur'ani) është këshillë për të ruajturit.
49. S'ka dyshim se Ne dimë që prej jush ka që e përgënjeshtrojnë.
50. Ai (Kur'ani) njëmend do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.
51. Ai është e vërteta bindëse!
52. Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!
(69-Hakka)

1. Thuaj: "Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit,
2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë".
(72-Xhinn)

20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do të mund t'i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra faluni duke lexuar Kur'an sa t'ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që gjallërojnë nëpër tokë duke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra faluni dhe lexoni sa të jetë më lehtë prej tij dhe kryjeni me rregull faljen, jepeni zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!
(73-Muzemmil)

1. O ti i mbështjellur!
2. Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.
3. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën.
4. Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje.
(73-Muzemmil)

1. O ti i mbuluar!
2. Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).
3. Dhe madhëroje Zotin tënd!
4. Dhe rrobat tua pastroi!
5. Dhe të keqes së ndyrë largohu!
6. Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
7. Dhe për hir të Zotit tënd duro!
8. E, kur të fryhet në Sur,
9. atëherë ajo është ditë e vështirë.
10. Për jobesimtarët është jo e lehtë.
11. Ti më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
12. Dhe bëra të ketë pasuri të madhe.
13. E bëra edhe me djem që i ka me vete.
14. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë.
15. E ai lakmon që t'i shtoj edhe më tepër.
16. E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!
17. Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
18. Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kur'anin).
19. Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte.
20. Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte.
21. Ai sërish thellohej në mendime.
22. Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.
23. Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
24. E tha: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
25. Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!"
26. E Unë atë do ta hedh në Sekar!
27. E, ku e di ti se çka është Sekar?
28. Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
(74-Mudeththir)

54. Dhe jo! Se ai (Kur'ani) është këshillë e lartë.
55. E kush do, këshillohet me të.
56. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu do, Ai është i denjë për t'ju ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!
(74-Mudeththir)

16. Ti (Muhammed) mos e shqipto atë (Kur'anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
(75-Kijame)

18. E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
(75-Kijame)

18. E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
19. Dhe pastaj është obligim yni që ta shkoqisim atë.
20. Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë).
(75-Kijame)

17. Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
(75-Kijame)

23. Ne ta shpallëm ty Kur'anin në intervale (pjesë-pjesë).
(76-Insan)

11. Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.
12. Kush do të merrë mësim nga kjo (nga Kur'ani).
13. Është këshillë në fletë të çmueshme.
14. Me vlerë të lartë e të ruajtur.
15. Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).
16. Të nderuar e të ruajtur.
(80-'Abese)

15. Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),
16. Që udhëtojnë e fshihen (si dreri në strofkë),
17. Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë.
18. Pasha agimin kur ia shkrep!
19. S'ka dyshim se ai (Kur'ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit).
20. Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit.
21. Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik.
22. Nuk është i marrë shoku juaj (Muhammedi)!
23. Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.
24. Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu).
25. Dhe ai (Kur'ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!
26. Pra, ku jeni, kah shkoni?
27. Ai (Kur'ani) s'është tjetër pos këshillë për njerëzit!
28. Për atë nga mesi që dëshiron të gjendet në të vërtetën.
29. Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!
(81-Tekwir)

27. Ai (Kur'ani) s'është tjetër pos këshillë për njerëzit!
(81-Tekwir)

21. Dhe kur u lexohet atyre Kur'ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?
(84-Inshikak)

21. Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur'an i famshëm.
22. Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).
(85-Buruxh)

11. Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehen me shi.
12. Edhe tokën që çahet për bimë.
13. Është e vërtetë se ai (Kur'ani) është një fjalë që dallon - gjykon.
14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
(86-Tarik)

6. Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur'anin).
7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
8. Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.
9. E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.
10. Do të këshillohet ai që ka frikë,
11. E do t'i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,
12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
13. Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
(87-A'la)

1. Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.
2. E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit?
3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
(97-Kadr)