Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
114:1. Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!114:2. Sunduesin e njerëzve,114:3. Të adhuruarin e njerëzve,114:4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.114:5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,114:6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit”.
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
113:1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,113:2. Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.113:3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.113:4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.113:5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
112:1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!112:2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.112:3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.112:4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
111:1. Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!111:2. Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!111:3. Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.111:4. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),111:5. E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.
110. NasrMe emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
110:1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),110:2. Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.110:3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
109:1. Thuaj: “O ju jobesimtarë!109:2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!109:3. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!109:4. Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!109:5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!109:6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
108:1. Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira.108:2. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!108:3. E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
107:1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?107:2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.107:3. Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin.107:4. Pra shkatërrim është për ata që falen,107:5. Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.107:6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).107:7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
106:1. Për hir të garantimit që e gëzojnë kurejshitët!106:2. Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!106:3. Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,106:4. I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
105:1. A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit?105:2. A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?105:3. Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë!105:4. Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar!105:5. Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
104:1. Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit),104:2. Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.104:3. E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.104:4. Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai patjetër do të hidhet në Hutame.104:5. E çka din ti se ç’është Hutame?104:6. Eshtë zjarri i All-llahut i ndezur fort.104:7. Që depërton deri në loçkë të zemrës.104:8. Ai i mbyll ata, ua zë frymën.104:9. Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.
103. AsrMe emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
103:1. Pasha kohën!103:2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.103:3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
102:1. Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)!102:2. Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).102:3. Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!102:4. Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!102:5. Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).102:6. Ju patjetër do ta shihni xhehennemin.102:7. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.102:8. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e Dunjas).
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
101:1. Krisma e kijametit.101:2. Cka është krisma?101:3. Dhe ç’të mësoi ty se ç’është krisma?101:4. Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara.101:5. Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.101:6. E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij,101:7. Ai është në një jetë të këndshme.101:8. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij,101:9. Vendi i tij do të jetë në Havije.101:10. E ç’është ajo që të njoftoi se ç’është ai (Havije)?101:11. Eshtë zjarri me nxehtësi shumë të lartë.
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
100:1. Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!100:2. E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,100:3. Dhe të cilët vërsulen herët në agim.100:4. E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.100:5. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).100:6. Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.100:7. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje).100:8. Dhe ai është që shumë e do pasurinë.100:9. A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza?100:10. Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.100:11. E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur hollësisht për punën e tyre!|
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
99:1. Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,99:2. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),99:3. Dhe njeriu të thotë: “C’ka kjo (që bën këtë dridhje)?”99:4. Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta,99:5. Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.99:6. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.99:7. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.99:8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
98:1. Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë,98:2. I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra,98:3. Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.98:4. Dhe ata të cilëve u është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që u erdhi argumenti.98:5. E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.98:6. S’ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesa më e dëmshme.98:7. Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme.98:8. Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet në xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pa këputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata janë të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur dronë Zotit të vet.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
97:1. Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.97:2. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit?97:3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!97:4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.97:5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
96:1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).96:2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).96:3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!96:4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.96:5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.96:6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,96:7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.96:8. Po kthimi është vetëm te Zoti yt.96:9. A më tregon atë që pengon,96:10. një rob kur ai falet?96:11. C’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?96:12. Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.96:13. A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)?96:14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh?96:15. Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.96:16. Floku rrenacak, mëkatar.96:17. E ai le t’i thërret ata të vetët.96:18. Ne do t’i thërrasim zebanitë.96:19. Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.
95. TinMe emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
95:1. Pasha fikun dhe ullirin!95:2. Dhe (kodrën) Turi Sina-en!95:3. Dhe këtë qytet të sigurisë!95:4. Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.95:5. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.95:6. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.95:7. E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?95:8. A nuk është All-llahu më i urti i gjykuesve?
94. InshirahMe emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
94:1. A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?94:2. Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde,94:3. E cila shtypte shpinën tënde.94:4. Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?94:5. E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.94:6. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.94:7. E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).94:8. Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
93:1. Pasha paraditën!93:2. Pasha natën kur shtrinë errësirën!93:3. Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.93:4. Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.93:5. E Zoti yt do të të jepë ty, e ti do të kënaqesh.93:6. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).93:7. Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi.93:8. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.93:9. Pra, mos e përul jetimin!93:10. As lypësin mos e përzë!93:11. E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
92:1. Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!92:2. Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!92:3. Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!92:4. Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë.92:5. E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,92:6. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,92:7. Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.92:8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),92:9. Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,92:10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.92:11. E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket.92:12. Detyrë e jona është vetëm të udhëzojmë.92:13. Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo.92:14. Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.92:15. Që aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri.92:16. I cili përgënjeshtroi dhe u zbraps.92:17. Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.92:18. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,92:19. E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.92:20. Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit.92:21. Për Zotin, ai do ta gëzojë atë kënaqësi!

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
91:1. Pasha diellin dhe dritën e tij!91:2. Pasha hënën kur vjen pas tij!91:3. Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!91:4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!91:5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!91:6. Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!91:7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!91:8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.91:9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.91:10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.91:11. Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.91:12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.91:13. E Pejgamberi atyre u pat thënë: “Kini kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë”.91:14. Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,91:15. Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi).
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
90:1. Betohem në këtë qytet!90:2. E ti je që gjendesh në këtë qytet!90:3. Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!90:4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.90:5. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?90:6. E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!”90:7. A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?90:8. A nuk i dhamë Ne atij dy sy?90:9. Edhe gjuhë e dy buzë?90:10. Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.90:11. E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit).90:12. E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)?90:13. Eshtë lirimi i një skllavi,90:14. Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:90:15. Ndonjë jetimi që është i afërt,90:16. Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.90:17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë).90:18. Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.90:19. Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të të majtës.90:20. Kundër tyre është zjarri i mbyllur.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
89:1. Pasha agimin!89:2. Pasha dhjetë netët!89:3. Pasha çiftin dhe pasha tekun!89:4. Pasha natën që shkon!89:5. A janë këto betime për të mençurin?89:6. A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?89:7. Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?89:8. Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!89:9. Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),89:10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!89:11. Të cilët e tepruan me krime në tokë.89:12. Dhe në të shtuan shkatërrimin.89:13. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.89:14. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).89:15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”89:16. Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”89:17. Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,89:18. Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,89:19. Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (pa drejtë).89:20. Dhe pasurinë e doni së tepërmi.89:21. Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!89:22. Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!89:23. Dhe atë ditë sillet xhehennemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi?89:24. E thotë: “Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!”89:25. Atë ditë askush nuk mund të dënojë si Ai.89:26. Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga.89:27. O ti shpirt i bindur plotësisht!89:28. Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!89:29. Hyn në turmën e robërve të Mi!89:30. Dhe hyn në xhennetin Tim!

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
88:1. A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)?88:2. Atë ditë sheh fytyra të përulura,88:3. Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).88:4. Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort,88:5. U jepet të pijnë prej një kroi të valë.88:6. Ata nuk kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese.88:7. Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.88:8. Atë ditë sheh fytyra të ndritshme,88:9. Të kënaqura për veprimet e veta,88:10. Në xhennet të shkallës së lartë,88:11. Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme,88:12. Aty ka kroje që rrjedhin,88:13. Aty kanë shtretër të lartë88:14. Dhe gastare të vëna pranë,88:15. Edhe jastëkë të renduar për mbështetje,88:16. Edhe qilima të shtruar.88:17. A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?88:18. Edhe qiellin se si është ngritur lart!88:19. Edhe kodrat se si janë vënduar!88:20. Edhe tokën se si është shtruar!88:21. E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues,88:22. Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!88:23. Përveç atij që zbrapset e nuk beson,88:24. All-llahu atë me vuajtje të mëdha e dënon.88:25. Vetëm te Ne kthimin e kanë.88:26. Dhe vetëm detyrë Jona është llogaria e tyre.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
87:1. Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!87:2. I cili krijoi dhe përsosi,87:3. Dhe i cili përcaktoi e orientoi,87:4. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës.87:5. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.87:6. Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur’anin).87:7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.87:8. Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.87:9. E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.87:10. Do të këshillohet ai që ka frikë,87:11. E do t’i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,87:12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh.87:13. Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.87:14. Ka shpëtuar ai që është pastruar.87:15. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.87:16. Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,87:17. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.87:18. Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:87:19. Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
86:1. Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!86:2. E ku e di ti se çka është tariku - trokitësi?86:3. Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).86:4. Nuk ka asnjë njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.86:5. Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?86:6. Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,86:7. E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.86:8. E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.86:9. Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.86:10. E ai (njeriu) nuk ka as forcë as ndihmëtarë.86:11. Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehen me shi.86:12. Edhe tokën që çahet për bimë.86:13. Eshtë e vërtetë se ai (Kur’ani) është një fjalë që dallon - gjykon.86:14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!86:15. Ata vërtet bëjnë kurtha.86:16. Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!86:17. E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoi ata pak.
85. BuruxhMe emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
85:1. Pasha qiellin me plot yje,85:2. Pasha ditën e premtuar,85:3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!85:4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,85:5. Të zjarrit me plot lëndë djegëse,85:6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,85:7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.85:8. E nuk patën pse t’i urrejnë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,85:9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.85:10. Eshtë e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehennemit dhe dënimin e djegies.85:11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhennete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh.85:12. Eshtë e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.85:13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.85:14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur.85:15. Eshtë i zoti i Arshit të madhëruar!85:16. E punon atë që dëshiron.85:17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,85:18. Të faraonit dhe të Themudit?85:19. Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.85:20. Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t’i shpëtojnë)!85:21. Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur’an i famshëm.85:22. Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
84:1. Kur të pëlcet qielli.84:2. T’i bindet urdhrit të Zotit të vet, ashtu si takoi.84:3. Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj.84:4. E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet,84:5. Dhe t’i bindet Zotit të saj, ashtu i takoi.84:6. O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.84:7. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,84:8. Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,84:9. Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.84:10. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës,84:11. Ai do t’i ndjellë vetes shkatërrim,84:12. Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.84:13. Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet,84:14. Dhe ka menduar se nuk ka për t’u kthyer.84:15. Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.84:16. Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,84:17. Dhe në natën dhe çka ajo tubon,84:18. Dhe në hënën kur ajo është e plotë.84:19. Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.84:20. E, çka kanë ata që nuk besojnë?84:21. Dhe kur u lexohet atyre Kur’ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?84:22. Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?84:23. E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!84:24. Lajmëroi, pra me një dënim të dhëmbshëm.84:25. Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
83:1. Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë.83:2. Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë,83:3. E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.83:4. A nuk e dinë të tillët se kanë për t’u ringjallur?83:5. Në një ditë të madhe,83:6. Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.83:7. Jo, të mos rrini gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhxhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme).83:8. E, ku e di ti se ç’është Sixhxhin-i?83:9. Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut).83:10. Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.83:11. Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.83:12. E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija.83:13. E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thotë: “Legjenda të të parëve!”83:14. Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.83:15. Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.83:16. Pastaj ata do të hyjnë në xhehennem.83:17. Dhe do t’u thuhet: “Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!”83:18. Jo, nuk janë të njëjtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!83:19. E ku e di ti se çka është Il-lijjuni?83:20. Eshtë një libër i qendisur qartë.83:21. Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të afërmit.83:22. E s’ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në xhennet).83:23. Të mbështetur në kolltukë vështrojnë.83:24. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve.83:25. U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura.83:26. Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.83:27. Dhe përzierja e asaj pije është me tesnim (uji më i mirë).83:28. Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit.83:29. Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.83:30. Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.83:31. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.83:32. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin: “S’ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!”83:33. Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si roje të atyre (besimtarëve).83:34. E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.83:35. Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.83:36. A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
82:1. E kur të çahet qielli.82:2. Dhe kur të shkapërderdhen yjet.82:3. Dhe kur të përzihen detet.82:4. Dhe kur të trazohen varret.82:5. Atëbotë secili njeri e din se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa!82:6. O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?82:7. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.82:8. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!82:9. Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.82:10. Kurse ndaj jush kanë përcjellësit!82:11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.82:12. Ata e dinë se çka punoni.82:13. E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhennet).82:14. Dhe se mëkatarët janë në xhehennem.82:15. Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).82:16. Dhe nuk kanë të larguar prej tij.82:17. E ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?82:18. Përsëri, ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?82:19. Eshtë dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
81:1. Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet),81:2. Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur),81:3. Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër),81:4. Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,81:5. Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar).81:6. Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar,81:7. Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar.81:8. Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,81:9. Për çfarë mëkati ato janë mbytur,81:10. Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar,81:11. Dhe kur qielli të jetë hequr,81:12. Dhe kur xhehennemi të jetë ndezur fort,81:13. Dhe kur xhenneti të jetë afruar,81:14. Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).81:15. Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),81:16. Që udhëtojnë e fshihen (si dreri në strofkë),81:17. Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë.81:18. Pasha agimin kur ia shkrep!81:19. S’ka dyshim se ai (Kur’ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit).81:20. Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit.81:21. Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik.81:22. Nuk është i marrë shoku juaj (Muhammedi)!81:23. Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.81:24. Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu).81:25. Dhe ai (Kur’ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!81:26. Pra, ku jeni, kah shkoni?81:27. Ai (Kur’ani) s’është tjetër pos këshillë për njerëzit!81:28. Për atë nga mesi që dëshiron të gjendet në të vërtetën.81:29. Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
80:1. Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.80:2. Ngase atij i erdhi i verbëri.80:3. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.80:4. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!80:5. E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,80:6. Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!80:7. Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.80:8. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,80:9. Dhe meqë ai frikësohet,80:10. E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),80:11. Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.80:12. Kush do të merrë mësim nga kjo (nga Kur’ani).80:13. Eshtë këshillë në fletë të çmueshme.80:14. Me vlerë të lartë e të ruajtur.80:15. Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).80:16. Të nderuar e të ruajtur.80:17. Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!80:18. Po prej çkafi e krijoi Ai atë?80:19. Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.80:20. Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.80:21. Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varroset).80:22. Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë.80:23. Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.80:24. Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.80:25. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.80:26. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,80:27. Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra80:28. Edhe rrush e perime,80:29. Edhe ullinj e hurma,80:30. Edhe kopshte të dendura,80:31. Dhe pemë e kullosa.80:32. Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.80:33. E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit);80:34. Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,80:35. Prej nënës dhe prej babait të vet,80:36. Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet.80:37. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.80:38. Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,80:39. Të buzëqeshura e të gëzuara.80:40. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara,80:41. Që i ka mbuluar errësira e zezë,80:42. E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
79:1. Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!79:2. Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!79:3. Dhe ata që notojnë me shpejtësi!79:4. Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!79:5. Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë!79:6. Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.79:7. Që pas saj pason tjetra.79:8. Atë ditë zemrat janë të tronditura.79:9. Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).79:10. Ata (idhujtarët në Dunja) thonë: “A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?”79:11. A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?”79:12. Ata thanë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!”79:13. Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).79:14. Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.79:15. A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?79:16. Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina).79:17. Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.79:18. Dhe thuaj: “E ke ndër mend të pastrohesh?”79:19. Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti t’ia keshë frikën Atij!79:20. Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.79:21. Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.79:22. Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.79:23. I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.79:24. E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”79:25. Atëherë All-llahu tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.79:26. Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.79:27. A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!79:28. Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.79:29. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.79:30. E pastaj tokën e sheshoi.79:31. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.79:32. Kurse kodrat ia përforcoi.79:33. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.79:34. E kur të vijë vala e madhe (kijameti),79:35. Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.79:36. E xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.79:37. E për sa i përket atij që ka tepruar.79:38. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,79:39. xhehennemi do të jetë vendi i tij.79:40. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,79:41. xhenneti është vendi i tij.79:42. Ty të pyesin për kijametin: “Kur do të ndodhë ai?!”79:43. Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkujtosh atë?79:44. Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.79:45. Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij.79:46. Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
78:1. Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit?78:2. Për lajmin e madh e tronditës.78:3. Në të cilin ata janë në kundërshti.78:4. Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!78:5. Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!78:6. A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),78:7. Ndërsa kodrat shtylla?78:8. Dhe Ne ju krijuam juve në çifte.78:9. Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.78:10. Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat).78:11. Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.78:12. Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.78:13. Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.78:14. Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.78:15. Që me të të rrisim drithëra e bimë.78:16. Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.78:17. S’ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.78:18. Eshtë dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.78:19. Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.78:20. Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).78:21. E xhehennemi është në pritë (në pusi).78:22. Eshtë vendstrehim i arrogantëve.78:23. Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).78:24. Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije.78:25. Përveç ujë të valë e kalbësirë.78:26. Si ndëshkim i merituar.78:27. Ata ishin që nuk pritnin se do të japin llogari.78:28. Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan me këmbëngulje.78:29. Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.78:30. E ju pra, vuani, se Ne nuk do t’ju shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.78:31. S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.78:32. Kopshte e vreshta rrushi.78:33. Edhe vasha të një moshe.78:34. Edhe gota të mbushura plot verë.78:35. Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.78:36. Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.78:37. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t’i bëjnë vërejtje.78:38. Atë ditë Xibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën.78:39. Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.78:40. Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!”
77:1. Pasha erërat që fryejnë një pas një (pandërprerë)!77:2. Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë.77:3. Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë.77:4. Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta).77:5. Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit te pejgamberët).77:6. Si arsyetim ose si vërejtje.77:7. S’ka dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodhë që patjetër.77:8. Kur yjet të shuhen.77:9. Dhe kur qielli të hapet,77:10. Dhe kur kodrat të copëtohen
,77:11. Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha për të dëshmuar.77:12. E për cilën ditë atyre u është caktuar koha?77:13. Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).77:14. E ku e di ti se çka është dita e gjykimit?77:15. Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.77:16. A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm?77:17. Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.77:18. Ne ashtu bëjmë me kriminelët.77:19. Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.77:20. A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët?77:21. Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt.77:22. Për deri në një kohë të caktuar.77:23. Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!77:24. Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë.77:25. A nuk bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban,77:26. të gjallë dhe të vdekur?77:27. Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që ua shuan etjen.77:28. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan.77:29. (u thuhet) Shkoni te ai (xhehennemi) që ju e konsideruat rrenë.77:30. Shkoni te ajo hije (mjegull) që ka tre degëzime.77:31. Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës.77:32. Ai (xhehennemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë.77:33. E që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta).77:34. Atë ditë është shkatërrim për mohuesit.77:35. Kjo është një ditë që ata nuk flasin.77:36. Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen.77:37. Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan!77:38. Kjo është dita e gjykimit, ju kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.77:39. Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira!77:40. Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan.77:41. Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve,77:42. Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë.77:43. Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar.77:44. Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit.77:45. Atë ditë është mjerim për përgënjeshtruesit.77:46. Ju (jobesimtarë në Dunja) hani e kënaquni për pak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë.77:47. Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.77:48. Dhe kur atyre u thuhej: “Përkuluni!”, ata nuk përkuleshin.77:49. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan.77:50. Pra, cilës fjalë (libër) pas këtij (Kur’anit) i besojnë?

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
76:1. Vërtet ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonte fare si një diçka i përmendur.76:2. Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.76:3. Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.76:4. Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr.76:5. S’ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përzierja brenda saj është nga kafuri (aromatik).76:6. Eshtë një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë ku të duan.76:7. Ata janë që i zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.76:8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.76:9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.76:10. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.76:11. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.76:12. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi.76:13. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.76:14. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.76:15. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme.76:16. Të tejdukshme nga argjendti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha

o të vogla).76:17. Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike).76:18. (nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë).76:19. Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur.76:20. Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh.76:21. Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë të pastër.76:22. Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm.76:23. Ne ta shpallëm ty Kur’anin në intervale (pjesë-pjesë).76:24. Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.76:25. Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.76:26. Dhe falu për hir të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.76:27. Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.76:28. Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata.76:29. Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.76:30. Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do
All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë.76:31. Ai atë që e do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm.