Kushtet e Islamit
1. Shahadeti: Me pranimin e fese islame qdo njeri duhet ta thuaj Shahadetin e ai eshte: Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah we esh-hedu enne Muhammeden abduhu we resuluhu (Deshmoj qe nuk ka Zot tjeter pos Allahut, dhe se Muhammedi eshte rob dhe i derguar i tij).
2. Namazi: Muslimani e ka per obligim faljen e pese koheve te namazit:
1. Sabahut falet ne agim dhe vazhdon deri para lindjes se diellit.
2. Drekes falet kur levize dielli prej zenitit, deri kur hija e objektit eshte gjatesore.
3. Ikindise falet pas mbarimit te kohes se percaktuar per namazin e drekes deri para perendimit te diellit.
4. Akshamit falet pas perendimit te diellit deri ne erresimin e plote te qiellit.
5. Jacise falet pasi qe qielli erresohet deri para agimit.
3. Zekati: Mslimani duhet ta jape Zekatin: dobite e tij jane te shumanshme sepse i pasuri jep te teperten ndersa i varfesi merr per nevojat e veta.
4. Agjerimi: Nje muaj ne vit gjate muajit te Ramazanit muslimani duhet te agjeroj prej agimit deri ne perendimin e diellit.Gjate kesaj kohe ndalohet qdo lloj ushqimi dhe pije dhe marredheniet seksuale mes bashkshorteve.
5. Haxhi: eshte obligim i muslimaneve te cilet kane mundesi ta vizitojne Qaben se paku nje here ne jete.
Kushtet e Imamit (Besemit)
1. Besimi ne Zotin
2. Besimi ne meleket (engjujt)Meleket jane qenie qe Zoti i krijoi nga drita. Ata kane per detyre kryerjen e detyrave qe ua jep Zoti, dhe i kryejne ato pa kundershtim P.SH. bartja e ererave, marja e shpirterave, shenimi i veprave te njeriut etj.
3. Besimi ne librat e Zotit Per tu treguar njerezve rrugen e besimit dhe te miresise Zoti ka derguar libra te Pejgamberet. Kater librat kryesore jane: Tevrati i zbriti Musaut a.s., Zeburi i zbriti Davudit a.s., Ingjilli i zbriti Isaut a.s. dhe Kurani i zbriti Muhammedit a.s. Te gjitha keto shpallje jane humbur perpos Kuranit a.sh.
4. Besimi ne te derguarit (pejgamberet) Besimtari duhet ti besoj te Derguarit e Zotit prej Ademit a.s., Nuhut a.s., Ibrahimit a.s. Musait a.s., Isaut a.s. etj deri te Muhammedi a.s. pa bere dallim ne mes tyre.
5. Besimi ne diten e GjykimitDita e gjykimit eshte kur qdo njeri do te jap llogari per ate qe ka punuar ne toke: prindi do te shperblehet per ate qe e ka ushqyer femijen, femija do te shperblehet sepse e ka ndegjuar prinderin, i semuri do te shperblehet per ate se i ka duruar dhembjet dhe mundimet e semundjes... Nga ana tjeter dijetari do te denohet po te kete mesuar vetem qe njerezit te thone se eshte i ditur, pasaniku do te denohet po te kete dhene lemoshe vetem qe te jete doredhenes e per Zotin te mos jape lemoshe...
6. Besimi ne percaktimin e ZotitBesimtari e ka per obligim qe qka do qe te ndodhe qofte e mire apo e keqe ka ndodhur sepse keshtu ka dashur Allahu.
Abdesti
Abdesti eshte arma e besimtarit, pa ate besimtari nuk mund te hyje ne xhami per tu falur.
Abdesti behet keshtu: Se pari e bejme njet pastaj i lajme shuplakat e dores, pastaj e shperlajme tri here gojen, tri here hunden, tri here fetyren, pastaj i lajme duart deri mbas berrylave duke filluar nga e djathta, pastaj me dore te lagur e ferkojme pjesen e siperme te kokes i ferkojme veshet dhe ne fund i lajme kembet deri te zogu i tij.
|